Friday, December 6, 2013

Ka të tillë që thonë se njeriu është pasardhës i shimpanzesë dhe derrit



Njëri prej shkencëtarëve të njohur në fushën e kryqëzimit të kafshëve, Eugene McCarthy, pretendon se njeriu ka prejardhje të kombinuar nga shimpanzeja dhe derri.

Sipas tij, njeriu është produkt i kryqëzimit të një derri mashkull me një shimpanze femër, i ndodhur miliona vite më parë në një periudhë të caktuar të evolucionit.
Siç transmeton Top Channel, McCarthy thotë se “përgjigjja nuk mund të jepet me siguri, por argumentet janë bindëse”.
Ngjashmëria më e madhe e njeriut në tokë është pikërisht me shimpanzenë, por ka edhe tipare dalluese që na largojnë me to. Këto tipare, sipas shkencëtarit amerikan të Universitetit të Georgias, gjenden vetëm te një kafshë – derri.
Në studimin e tij, ai thekson se përveç qimeve dhe dhjamit, lëkura e njeriut ka ngjashmëri të madhe me atë të derrit, sidomos në strukturë. Por jo vetëm lëkura, ai pohon se ngjashmëri mes njeriut dhe derrit gjenden edhe tek organet jetësore dhe mënyra e funksionimit të tyre.
Megjithatë, hipoteza e McCarthyt menjëherë është kritikuar. Argumenti më i fortë i përdorur për ta rrëzuar atë, është se pasardhësit e një kryqëzimi janë të paaftë të riprodhohen.
Këtij argumentimi McCarthy i është përgjigjur duke thënë se jo gjithmonë hibridët nuk mund të riprodhohen. Sipas tij, ka raste kur hibridët riprodhohen me kategoritë e prindërve të tyre dhe me kalimin e viteve evoluojnë dhe mund të riprodhohen edhe me njëri-tjetrin. 

Filled Under:

0 comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.