Showing posts with label Religjion. Show all posts
Showing posts with label Religjion. Show all posts

Monday, January 27, 2014

FAKT SHKENCOR: PSE GOMARËT SHOHIN DJAJTË NDËRSA GJELAT E FUSHËS SHOHIN ENGJËJT?

T`a dëgjosh këtë thënie profetike, ka prej njerëze që thonë: Besojme vetëm në atë që shohim, të tillët do t`a quanin bestytni një thënie të tillë. Mirëpo shkenca vërteton se këto fjalë janë të një standarti tepër të lartë për tu përfillur prej saj. Në fakt kemi të bëjmë me një mrekulli shkencore.
Aftësia e sistemit të shikimit të njeriut është e limituar. Gjithsesi krijesa të ndryshme kanë nivele të ndryshme në dallimin e dritës dhe rrezeve.
Kështu njeriu nuk mund të shikojë mbi nivelin e rrezeve Infra të kuqe dhe as nën nivelin e rrezeve Ultra Violet. Mirëpo tek gjelat dhe gomarët limiti ndryshon.
Rrezet Infra të kuqe= 527 watt. Syri i njeriut maksimumi që arrin të shohë është deri në 445 watt që është edhe temperature e dritës normale. Ndërsa rrezet Ultra Violet janë nën nivelin e shikueshmërisë njerëzore. Ato janë vetëm 32 watt.
Shtrohet pyetja:
Si kanë mundësi që gomarët të shohin djajtë dhe gjelat të shohin engjëjt?
Gomarët kanë mundësi të shohin përtej rrezeve infra të kuqe. Ndërsa djalli i cili është prej Xhindeve është i krijuar nga zjarri. Dhe rrezet infra të kuqe më se shumti kanë origjinë nga nxehtësia dhe zjarri. Temperaturat mbi 527 vatt janë rreze Infra të Kuqe
Nga ana tjetër gjelat e fushës shohin përtej rrezeve Ultra Violet. Ndërsa Engjëjt janë krijuar prej dritës ndërsa rrezet Ultra Violet janë niveli më i ulët i temperaturës pra 32 watt i pakapshëm për syrin e njeriut. Mirëpo jo i tillë edhe për syrin e gjelave të fushës.
Fakt tjetër është edhe Përmendja e Allahut (xh.sh) e cila ul zemërimin tek njeriu. Nëse llogarisim që zemërimi është një nxehtësi jo normale e sistemit nervor të njeriut (Pse jo i ndikuar edhe nga djalli) Të përmendësh Allahun (xh.sh) sistemi nervor fillon të ftohet dhe të bjerë në nivelet normale. Kjo vërteton njëkohësisht faktin që djajtë largohen nga përmendja e Allahut (xh.sh).
E kush tjetër veç Allahut (xh.sh) e ka mësuar Profetin Muhamed (a.s) për aftësitë e këtyre dy krijesave të tjera dhe diferencat që kanë në nivelin e shikueshmërisë së rrezatimeve të ndryshme? /ekuiliber/
Nga: Eduart Thartori
Profeti Muhamed (a.s) ka thënë: Nëse dëgjon një gjel duke kënduar atëherë lute Zotin për begatitë e tij. Sepse ato (gjelat e fushës) shohin Engjëjt. Ndërsa kur dëgjoni një gomar duke pëllitur atëherë kërkoni mbrojtje nga Allahu i Madhëruar sepse ato (gomarët) shohin djajtë.

A është e lejuar ngrënia e mishit të kafshës së mbytur sipas mënyrave joislame?

Pyetje:
Selamun alejkum!
Desha t’ju pyes se a është e lejuar ngrënia e mishit të kafshës së mbytur jo sipas mënyrave  islame po nëpërmjet rrymës elektrike a goditjeve e që nuk dihet me siguri nëse gjaku ka rrjedhur apo jo? Në këtë grup do doja të përfshija jo vetëm kafshët e mëdha, si: lopën, delen etj., por edhe pulën, gjelin e detit, lepurin etj.
Ju faleminderit dhe Allahu ju shpërbleftë për punën tuaj!
Përgjigje:
Alejkum selam ve Rahmetllah!
Nëse i ke të qarta mënyrat islame të therjes, atëherë nuk do mend se mënyra joislame e therjes së kafshëve e ndalon atë mish.
Por, nëse e keni fjalën për përdorimin e rrymës për lehtësimin e prerjes së kafshës a e lejon apo jo një gjë të tillë, ju preferojmë ta lexoni përgjigjen në këtë link: http://pertymoter.net//index.php option=com_content&task=view&id=1660&Itemid=30
Pra, nëse pas goditjeve me rrymë apo të ngjashme, kafsha apo shpeza është e gjallë dhe më pas i pritet koka, atëherë lejohet ngrënia e saj nëse i plotëson edhe kushtet e tjera, e nëse ajo ka rënë e ngordhur dhe koka i është prerë pasi të ketë ngordhur nga rryma, atëherë nuk lejohet ai mish.
Nëse nuk dihet se ka qenë e gjallë apo jo, pra është e dyshimtë, atëherë nuk duhet ngrënë ushqimet e dyshimta. I dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të ka thënë: “Hallalli është i qartë si dhe harami është i qartë. Në mes tyre ka gjëra të dyshimta, për të cilat nuk kanë njohuri shumë njerëz. Kush ruhet nga këto gjëra, ka mbrojtur fenë e tij dhe nderin e tij, e kush bie në to, ka rënë në haram.” (Buhariu dhe Muslimi)
E gjithë kjo vlen si për kafshët e trasha ashtu edhe për të imtat.
Allahu e di më së miri!
Muhamed Dërmaku

A prishet abdesi kur pastrohet fëmija nga papastërtitë?

Pyetje:
Selam alejkum!
E kam një pyetje: motra ime është e martuar dhe e ka një djalë 9 muajsh. Ajo dëshiron ta di se a i prishet abdesi motrës nëse e pastron djalin nga papastërtia (nevoja). Faleminderit për mirëkuptim! Selam alejkum!
Përgjigje:
Alejkum selam ve Rahmetullah!
Jo, abdesi nuk i prishet nënës kur e pastron fëmijën nga papastërtitë, por obligohet vetëm t’i ruajë rrobat e veta dhe t’i pastrojë duart e veta, në mënyrë që mos të ketë në trupin dhe rrobat e saj papastërti.
Allahu e di më së miri!
Muhamed Dërmaku

Jam e kurorëzuar me hoxhë, a mund të shkoj te i fejuari?

Pyetje:
Es-selamu alejkum!
Desha t’ia bëj një pyetje hoxhallarëve të nderuar. Jam 20 vjeç dhe jam e fejuar (fejesa është bërë me shikues) me një djalë nga vendi im mirëpo ai jeton në Zvicër.
Pyetja ime është: nëse jam e kurorëzuar me hoxhë, a mund të shkoj në Zvicër, pasi familja e tij ka dëshirë që të shkoj atje. Desha ta di opinion e hoxhallarëve se ç’është më e mira të veproj?
Allahu ju shpërbleftë me të mira!
Përgjigje:
Alejkumus selam ve Rahmetullah!
Motër myslimane, edhe juve Allahu ju shpërbleftë me të mira dhe ju begatoftë në jetën tuaj bashkëshortore e ju bashkoftë në hair!
Nëse ju e bëni nikahun (kontratën martesore me hoxhë), do t’ju lejohej të shkoni tek i fejuari i juaj në Zvicër, të komunikoni me të, të dilni me të etj., por nuk do t’ju lejoheshin marrëdhëniet intime nëse nuk merrni statusin e të martuarës. Kështu mendojnë shumë dijetarë dhe është më e mirë që të praktikohet. Madje, unë mendoj se për vendin tonë kjo është e vetmja mënyrë e lejuar, pasi në të kundërtën vajza dëmtohet nëse vdes i fejuari, apo ndodhin mosmarrëveshje dhe ndahen. Në raste të tilla vajza do të mbetet me statusin e femrës së fejuar, ndërsa në realitet ajo është e vejë respektivisht e shkurorëzuar.
Ndërkaq më e mira do të ishte që mos ta bëni të madhe çështjen e dasmës, por pasi të jeni kurorëzuar dhe kur të vendosni të shkoni, të bëhet një përcjellje qoftë edhe e vogël dasmore dhe të jetë gjithçka në rregull. Por nëse këtë nuk dëshiron ta bëj djali dhe familja e tij, atëherë mund të shkosh, por një gjë të keni kujdes, se ju në atë rast jeni me status të niqahut, por nëse pak nuk ju pëlqen në principe e në jetë të përditshme, të cilën lehtë e kanë ta vërejnë ata dhe shumë ndihmon shejtani për prishje të marrëdhënieve bashkëshortore e ndër-njerëzore, mund ta formojnë bindjen që ta prishin kurorën me ju, dhe ju pastaj të mbeteni as e shkurorëzuar e as e shfejuar.
Allahu e di më së miri!
Muhamed Dërmaku

Sunday, January 26, 2014

A janë gjynah marrëdhëniet seksuale pasi të fejohesh?

Pyetje:
Selam alejkum!
A është gjynah me pas marrëdhënie seksuale pasi të fejohesh? Kam dëgjuar se nëse baba ia bën për hair dhëndrit vajzën e tij nuk është gjynah me pas marrëdhënie seksuale.
Përgjigje:
Alejkum selam ve Rahmetullah!Kemi sqaruar disa herë që fejesa nuk i legjitimon lidhjet e thella në mes të fejuarve, por fejesa është vetëm një premtim i dy palëve për lidhje të mëtutjeshme që kurorëzohet me martesën e tyre legjitime. Këtë e kemi sqaruar në linçet:

http://pertymoter.net//index.php?option=com_content&task=view&id=1398&Itemid=30http://pertymoter.net//index.php?option=com_content&task=view&id=1627&Itemid=30http://pertymoter.net//index.php?option=com_content&task=view&id=1350&Itemid=30

Pyetje: 
Selamun alejkum!
Allahu ju shpërbleftë me të mira për punën që po e bëni! Shumë ueb-faqe e qëlluar.
Meqenëse është hera e parë që e vizitoj, desha t’ua bëj një pyetje: A është haram të
kenë marrëdhënie seksuale të fejuarit, të njohur familjarisht, të fejuar por jo edhe të
martuar? Pres përgjigjen tuaj! Allahu ju shpërbleftë!
Përgjigje: 
Ve alejkum selam! Po, është haram që të fejuarit të kenë marrëdhënie seksuale, përderisa janë të pamartuar dhe të pakurorëzuar edhe pse fejesa e tyre është familjarisht. Vetëm fejesa nuk i legjitimon lidhjet ndërmjet të fejuarve, qofshin ato edhe lidhje më të thjeshta, e të mos flasim për marrëdhëniet seksuale ndërmjet tyre.

Sa i përket dilemës që shfaqet herë pas here se urimi i prindit të vajzës për dhënien e vajzës së tij është i vlefshëm për kontratën e martesës, do të thoshim se assesi nuk është ashtu. Po të ishte ashtu, atëherë çfarë vlere do të kishte kontrata martesore, që vazhdimisht është kërkuar të bëhet edhe pse fejesa ka ndodhur më herët me pajtimin e prindit të vajzës duke e bërë teslim. Pajtueshmëria e prindit të vajzës për fejesë, aspak nuk guxon të kuptohet se është edhe pajtueshmëri për martesë, pasi këto të dyja janë procese të veçanta që kontribuojnë për një qëllim, përveç nëse pohimi i vajzës dhe prindit të saj bëhet tekstualisht se janë të pajtimit edhe për martesë, caktojnë mehrin, dhe prezantojnë dy dëshmitarë, që janë të njoftuar se po prezantojnë në marrëveshjen për martesë e jo vetëm për fejesë.
Shprehi keqardhje për botëkuptimin e gabuar që është përhapur tek-tuk se fejesa legjitimon lidhjet e thelluara të të fejuarve. Kjo mendoj, më tepër është keqpërdorim, interes dhe shkelje e së drejtës, se sa bindje dhe përkushtim ndaj fesë. Si është e mundur që një i ri apo një e re të bëjnë veprime të një rëndësie më të veçantë në jetë, duke mos qenë të bindur se lejohet sigurisht një veprim i tillë apo nuk lejohet, por mjaftohen me thashetheme se “kam dëgjuar”. Përndryshe, nëse atyre nuk iu prinë interesi i tyre i momentit, përse nuk shkojnë te prindi i vajzës dhe ta bëjnë formale edhe martesën e tyre, por i dëshirojnë disa privilegje të të martuarit, kurse dëshirojnë të jetojnë me përgjegjësitë e të fejuarit. Kjo është shtrembërim dhe dalje nga parimet e përgjithshme të Islamit.
Allahu e di më së miri!
Muhamed Dërmaku

Thursday, January 23, 2014

A lejohet vënia e më shumë se një vathi në vesh?

Pyetje:
Eselamu alejkum ue Rahmetullah!
Desha të pyes rreth vathëve. Shumica më thonë që është haram mirëpo dua ta di nëse është haram të vihen më shumë se 1 vath në një vesh? Disa thonë se është haram pasi që ti falesh. Unë falem dhe mundohem të mos ekspozohem me rroba mirëpo nuk jam e mbuluar! Do të dëshiroja që sa më parë të më përgjigjeni!
Përgjigje:
Alejkum selam ve Rahmetullahi ve berekatuh!
Çështja e shpimit të bulave të veshëve për qëllim zbukurimi është çështje e debatuar në mesin e dijetarëve. Mendimi më i saktë i dijetarëve lidhur me këtë çështje është se lejohet ky veprim me qëllim zbukurimi.
Sa i përket shpimit të dy vrimave në vesh për dy vathë, ndonëse nuk ka ndonjë argument të drejtpërdrejt që do të bënte dallim me shpimin e vetëm një vrime, dijetarët mendojnë se nuk ishte zakon i hershëm i grave myslimane një veprim i tillë, por është një importim nga kulturat e huaja të jobesimtareve, që nga ky prizëm del të mos lejohet. Përveç nëse kjo bëhet kulturë e përgjithshme sa nuk dallohen me këtë fenomen femrat myslimane nga ato jomyslimane.
Kjo ishte përgjigja rreth pjesës së parë të pyetjes, por dëshiroj t’ju përkujtojë se zbukurimi që i lejohet femrës si në gardërobë,  e bizhuteri, është lejuar vetëm kur ajo është para burrit të vet si dhe femrave të besueshme. Pra, ato gjëra që lejohen në ndeja të brendshme, nuk lejohen në botën e jashtme. Pra, nuk lejohet bartja e bizhuterisë kur del në rrugë, nëse ato hallhalle, unaza, rrathë etj. duken nga të huajt.
Në rastin që ju keni përmendur për vete, që nuk jeni e mbuluar, nuk lejohet bartja e vathëve kur dilni në rrugë, pasi femra edhe kur ecë e mbuluar, e ka të ndaluar zbukurimin kur del në rrugë.
Allahu jua mundësoftë që sa më parë ta praktikoni mbulimin e flokëve dhe vendosjen e shamisë!
Allahu e di më së miri!
Muhamed Dërmaku

Fati i njeriut a është i shkruar qysh në bark të nënës apo Zoti e vendos atë pastaj?

Përgjigje:

Po, fati i njeriut dhe gjithçka që ka të bëjë me të është i shkruar qysh më herët, por ai merr formën e vet, atëherë kur fetusit i vjen shpirti në fillim të muajit të pestë dhe aty përcaktohet e ardhmja e tij. 

I Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të ka thënë: Vërtet, çdonjëri nga ju formohet në barkun e nënës së tij katërdhjetë ditë si pikë (nutfetun), pastaj bëhet e varur (alekatun) ngjashëm me këtë periodë, pastaj, bëhet copë mishi ngjashëm me këtë periodë, pastaj i dërgohet meleku dhe i jep jetën (e fut shpirtin), dhe këtij meleku i urdhërohen katër gjëra: ta shkruajë nafakën (riskun) e tij, exhelin – jetëgjatësinë e tij, veprat e tij që do t’i kryejë dhe a do të jetë i mjerë apo i lumtur.” (Buhariu dhe Muslimi) 
Muhamed Dërmaku

A mban njeriu fajin e tjetrit?

Prej emrave të bukur të Allahut të Lartësuar është edhe i Drejti. Drejtësia është baza e legjislacioneve qiellore mbi të cilën janë ngritur qiejt dhe toka. Sipas rregullit të sheriatit, njeriu është i ngarkuar dhe do të japë llogari për veten e tij; nëse ka bërë mirë, shpërblehet me të mirë dhe nëse ka vepruar keq, do të shpërblehet me të keq. Sipas kësaj rregulle, njeriu nuk i mbart pasojat e të tjerëve dhe nuk ndëshkohet për veprimet e të tjerëve.
Allahu i Lartësuar në disa ajete shpjegon se njeriu nuk është përgjegjës për veprimet e tjetrit e as nuk ndëshkohet për to, por ai do të japë llogari për atë që ka bërë vetë. Allahu i Lartësuar thotë: ”…dhe askush nuk ngarkohet me barrën e tjetrit.” (Enam, 164). Ajeti qartë shpjegon se njeriu nuk ngarkohet me barrën e tjetrit, por mbart vetëm barrën e vet.
Krahas kësaj ka ardhur fjala e të Dërguarit të Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të, ku thotë: “Me të vërtetë i vdekuri dënohet për qarjen (vajtimin) e familjes së tij.” Buhari nr. 1286 dhe Muslim 928) Ndërsa në një transmetim tjetër: “Me të vërtet i vdekuri dënohet me qarjen e të gjallit.” (Buhariu dhe Muslimi) Në këtë hadith vërehet qartë se të vdekurin e kap dënimi për shkak të vajtimit të familjes për të.
Siç duket, ekziston një kundërthënie ndërmjet ajetit dhe hadithit, për faktin se ajeti mohon që njeriu të mbartë pasojat e tjetrit përderisa hadithi vërteton dënimin për shkak të gabimit të tjetrit. Atëherë si mund të bëhet përputhja dhe bashkimi ndërmjet tyre?
Dijetarët kanë bërë bashkimin e tyre nga disa aspekte:
1- Dënimi i cili e godet të vdekurin është për atë që ka porositur për ta vajtuar atë pas vdekjes së tij. Nëse e bën këtë, ai do të ndëshkohet për shkak të porosisë së tij, ngase është porosi në kundërshtim me rregullat e sheriatit dhe në këtë rast dënimi është për shkak të tij e nuk është për shkak të veprimit të tjetrit. Ndërsa nëse i vdekuri ka porositur familjen e tij për mos të qarë dhe për të mos vajtuar, kurse ata kanë bërë atë e nuk e zbatuan porosinë e tij, nuk e kap dënimi por ndëshkohet kush e bën atë, duke u bazuar në fjalën e Allahut të Lartësuar “dhe askush nuk ngarkohet me barrën e tjetrit”. Këtë qëndrim e mbajnë shumica dërrmuese e dijetarëve.
2- Dënimi e kap atë që e di se zakoni i familjes së tij është qarja dhe të vajtuarit kurse ai nuk i ndalon nga ai veprim. Ndërsa nëse i ndalon nga të vajtuarit e ata e vajtojnë pas vdekjes së tij nuk e kap dënimi, por dënimi është për ta, mëkati është i tyre ngase ai e ka kryer obligimin e vet. Andaj, sipas këtij qëndrimi, për njeriun që e di se familja e tij do të vajtojnë e ka të obliguar t’i ndalojë dhe t’i këshillojë, ndërsa nëse nuk e bën do të dënohet për shkak të neglizhencës së tij. Allahu i Lartësuar thotë: “O ju që besoni! Ruani veten dhe familjet tuaja nga zjarri.”(Tahrim, 6)
3- Qëllimi i “dënimit” në hadith të jetë me kuptimin gjuhësor që është dhimbje dhe vuajtje e përgjithshme e nuk është dënim dhe vuajtje e botës tjetër. Prandaj, vuajtja e të vdekurit sipas këtij kuptimi është vuajtja e tij për shkak të vajtimit të familjes së tij, vuajtja për shkak të mospërkushtimit të tyre ndaj urdhrave të Allahut. Këtë qëndrim e mban Taberiu, Kadi Ijadi, gjithashtu e përzgjodhi edhe Ibn Tejmije.
Duhet të kihet parasysh këtu se të qarët e përmendur në hadithe nënkuptohet të qarët e shoqëruar me vajtim, rënkim, ofshamë e të ngjashme me këto. Ky lloj i të qarët është i ndaluar ndërsa në daljen e lotëve nga sytë nuk ka asgjë të keqe dhe këtë nuk e përfshijnë hadithet.
Kësisoj, mësojmë se njeriu nuk dënohet për shkak të gabimit të tjetrit, përveç nëse ai është shkaktar për të, atëherë ai ndëshkohet për këtë shkak dhe për neglizhencën e tij. Ndërsa në raste të tjera çdo njeri do të shpërblehet sipas veprës së vet dhe nuk ngarkohet me barrën e tjetrit. Allahu i Lartësuar thotë: “Në dobi të tij është e mira që bën, kurse në dëm të tij është e keqja që punon.” (Bekare, 286). Allahu e di më së miri!
Përgatiti: Almedin Ejupi

Thënie nga Ibn Kajjimi

Zemra ka jetë dhe vdekje, sëmundje dhe shërim, edhe atë në mënyrë më serioze se vetë trupi.
Të gjithë puntorët e ahiretit vihen në garë dhe më të shpejtit janë padyshim përkujtuesit e të Lartësuarit.
Katër gjëra e sëmurin trupin:
1)Fjalët e shumta
2)Gjumi i tepërt
3)Fjalët e tepërta
4)Marrëdhëniet intime të shpeshta
Kur ke frikë një krijesë, jeta me të bëhet e padurueshme derisa të ndahesh, ndërsa kur ke frikë Zotin, prania e Tij të qetëson dhe afrimi me Të bëhet i dashur.
Allahu është për robin e Vet ashtu siç është robi për të tjerët; ashtu siç e trajton ti dikënd, ashtu do të trajtohesh prej Allahut.
Kush dëshiron ta pastrojë zemrën, duhet që Allahu të jetë mbi dëshirat e tij.
Fitimi më i mirë në këtë botë është që të vësh në punë shpirtin dhe trupin tënd tërë kohën në atë që do t’u bëjë dobi më shumë në ahiret.
Malli për Allahun dhe takimin me të është sikur një fllad që fryn nëpër zemër dhe e largon zjarrin e kësaj jete.
Nuk ka rrugë më të shpejt për tek Allahu se adhurimi dhe nuk ka pengesë më të madhe se mashtrimi me vetveten.

Frenimi i mllefit dhe falja ndaj njerëzve

Allahu thotë: ”…që frenojnë mllefin, që u falin (të keqen) njerëzve, e Allahu i do bamirësit.” Ali Imran 134.
Gjithashtu Allahu ka thënë: ”Ti je i butë ndaj atyre vetëm nga mëshira e Allahut, por sikur të ishe i ashpër dhe zemërfortë do të iknin prej rrethit tënd. Prandaj faljau dhe lutu të jenë të falur dhe konsultohu me ata në punë…”. Ali Imran 159.
Muhamedi alejhi selam ka thënë: ”Kush e përmban hidhërimin e tij, Allahu ia mbulon të metat, dhe kush përmban mllefin e tij, edhe pse ka mundësi të hakmerret, Allahu ia mbush zemrën me shpresë Ditën e Gjykimit”. Silsile Sahihah e shejh Albanit-Allahu e mëshiroftë-.
Njeriu në këtë jetë të dunjasë është në sprovë, sado që mundohet të jetë i drejtë në raport me njerëzit dhe të shpëtojë nga e keqja e tyre në fjale dhe vepër, le të jetë i qëndrueshëm për shkak të divergjencave të njerëzve.
Muhamedi alejhi selam ka thënë: ”Njerezit janë si metalet e arit dhe argjendit”. Muslimi.
Ka mundësi të gjejë ftohje prej shokut, apo ashpërsi dhe vrazhdësi në fjalët e fqinjit, e që prej kësaj nuk ka shpëtuar askush, e sikur të shpëtonte, do të shpëtonte Muhamedi alejhi selam, i cili ishte i butë, i qetë, i mëshirshëm, i afërt me njerëzit, bujar, por megjithatë edhe ai hasi në: keqtrajtim, izolim, largim, gurëzim, saqë i rrodh gjak nga dy këmbët e tij të ndershme. Kur i shkon atij Meleku i Kodrave dhe i thotë: -Nëse dëshiron do t’i bashkoj atyre dy malet,- ndërsa i Dërguari i Allahut i përgjigjet: -Shpresoj që Allahu të nxjerr nga palca e tyre pasardhës, që do ta adhurojnë Allahun një të vetëm, duke mos i bërë shok.- Transmeton Buhariu dhe Muslimi.
Kjo nuk është gjë tjetër pos praktikim i fjalës së Allahut, ku thotë: ”Ti merri me të mire, urdhëro për vepra të mira dhe hiqu nga injorantët!”- A’raf 199.
Po ashtu rasti i beduinit, që e kishte kapur të Dërguarin e Allahut për rrobash, duke e tërhequr me forcë, saqë kishte lënë shenja në qafën e të Dërguarit, duke i thënë: -Më dhuro nga pasuria e Allahut që ti zotëron.
Islami na nxit në pajtimin mes armiqve, dhe në këtë rast ka lejuar edhe gënjeshtrën, për shkak të realizimit të interesave të përgjithshme: largon zilinë, urrejtjen, armiqësinë dhe derdhjen e gjakut, e në vend të saj mbjell: dashurinë dhe butësinë, paqen, sigurinë. E gjithë kjo bëhet duke falur dhe frenuar mllefin, e me këtë arrihet një mirësi e madhe dhe mënjanohet një e keqe e madhe.
Vëllezër të nderuar: le të ruhemi nga sprovat, qofshin ato sprova të cështjeve të kësaj bote, apo sprova për të cilat nuk di askush tjetër pos Allahut. O Allah, ne kërkojmë mbrojtje nga sprovat, ato të dukshmet dhe të padukshmet. Amin.
Përshtati: Valdet Kamberi

Monday, January 20, 2014

A është fati përcaktim nga Allahu apo ne duhet vet t’i prijmë fatit?

Unë e dua një djalë shumë, edhe ai më do mua. Nuk jemi në lidhje por kam dëshirë ta di se a është fati përcaktim nga Allahu apo ne duhet vet t’i prijmë fatit… Ju lutem, më ndihmoni rreth kësaj çështjeje!
Përgjigje:
Padyshim se gjithë çka ka në tokë dhe në qiej, dhe gjithë çka zhvillohet në këtë kozmos është me përcaktimin paraprak të Allahut. Këtu patjetër përfshihet edhe caktimi paraprak i Allahut për çiftet bashkëshortore. Por pasi ne nuk e dimë Kaderin e Allahut dhe ai është vetëm në dijen e Tij, për ne mbeten ligjet e dynjasë për të punuar. Kështu ne do të shpërblehemi dhe ndëshkohemi në bazë të përcaktimeve tona karshi të mirave dhe të këqijave.
Në rastin tuaj, fakti se ju e doni një djalë si dhe ai ju do juve, nuk është masë e mjaftueshme për të justifikuar kaderin dhe zgjedhjen e së mirës për të cilën doni të shpërbleheni në dynja dhe ahiret. Assesi, ju mund ta doni atë në bazë të kritereve të papranuara tek Allahu dhe më pas nuk mund ta fajësoni Kaderin se ju jeni martuar me një djalë që nuk i respekton parimet e fesë së Allahut, por duhet ta fajësoni vetveten për gabimin e qëllimshëm me parime jo të shëndosha.Më konkretisht ju duhet të shikoni se a i plotëson ai djalë kriteret islame, pastaj t’ju kërkojë nga prindi juaj, pastaj të pajtoheni ju me prindërit që të fejoheni me të dhe në fund ta duash. E jo ta duash pa e konfirmuar dëshirën e prindit tuaj si dhe gatishmërinë e tij për t’ju kërkuar.
Fjalia “nuk jemi në lidhje” disi më duket e pakuptueshme, sepse nuk po mund ta pranoj faktin se ju e doni dhe ta dini se edhe ai ju do juve duke mos ekzistuar lidhje në mes jush! Ju mund të keni lidhje jodirekte, por ato në fakt në një mënyrë apo tjetër ekzistojnë. Kështu pra, keni frikë Allahun e mos u thelloni në dashuri, në etapën e fundit, duke mos i kapërcyer etapat e para. E gjithë kjo pasi ta kuptoni se ai është djalë i mirë, mysliman i mirë, i sjellshëm, i moralshëm etj.
Allahu më së miri e di!
Muhamed Dërmaku

A është haram mbajtja e dietës në Islam?

Përgjigje:
Jo, nuk është haram mbajtja e dietës, përveç nëse shkakton çrregullime dhe destabilizim të shëndetit tek personi që mban dietë. Për të mos ardhur deri te ndonjë sëmundje  e padëshiruar si rezultat i dietës, duhet përcjellë dietat që përshkruhen nga njerëz kompetentë dhe të tillat dieta lejohen.
Allahu e di më së miri!
 Muhamed Dërmaku

A ben tė qesin lule mbi varr?

Vendosja e luleve mbi varr, qofshin ato të gjalla apo të plastikës nuk është traditë islame dhe nuk rrjedh nga muslimanët, por është e importuar nga mosbesimtarët gjë kjo që nuk lejohet imitimi i tyre në respektimin e të vdekurit. Pra vendosja e luleve mbi varr është bidat dhe numërohet haram.
Në koleksionin e Buhariut dhe atë të Muslimit, që kanë përmbledhur hadithe të dërguarit Muhamed, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, transmetojnë nga Ibën Abbasi rastin se i Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, kaloi pranë dy varreve dhe tha se të varrosurit në to po dënohen dhe atë jo për ndonjë gjë që e kishin vështirë ta kryenin; njëri – tha ai, nuk ruhej prej papastërtisë gjatë urinimit, ndërsa tjetri merrej me bartje të fjalëve me qëllime negative. Pastaj e mori një degë të njomë, e theu në dysh dhe i mbolli në të dy varret. Të pranishmit e pyeten: përse veprove kështu o i dërguar i Allahut? Ai tha: “Ndoshta derisa janë të njoma do të ndihmojnë në lehtësimin e dënimit të atyre dyve.”
Nga kjo ngjarje dhe nga ky veprim i të dërguarit të Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, nuk guxojmë assesi ta ndërtojmë mendimin se vendosja e luleve të gjalla, të njoma etj. (e lëre më ato të plastikës) është e lejuar e aq më pak të llogaritet se është sunet një gjë e tillë. Assesi, sepse kjo ishte specifikë e të Dërguarit, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, pasi atij iu bë e ditur përmes shpalljes gjendja e atyre dy njerëzve në varr, që nuk kishte mundësi ai vet ta dijë dhe me atë rast ka vepruar me diç të posaçme për t’i vënë theksin atyre dy mëkateve që pakkush ua vë veshin, ndërsa ato mund ta shkaktojnë dënimin qysh në varr, pra mos-ruajtja nga stërpikat e urinës dhe bartja e fjalëve – nemimja. Përndryshe as vet i Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, nuk e ka vepruar në raste të tjera dhe as sahabët nuk e kanë praktikuar një gjë të tillë.
Kështu, vendosja e luleve mbi varr e në theks të veçantë e kurorave nga lulet e plastikës në shenjë nderimi ndaj të vdekurit, është traditë e huaja që aspak nuk i lejohet muslimanëve ta pasojnë.
Allahu e di më së miri!
Muhamed Dërmaku

Jam betuar se do ta lë duhanin…

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë me ju te nderuar. Më duhet ndihma e juaj të më këshilloni se nuk po gjejë qetësi shpirtrore, para 2 viteve jam betu se do ta la duhanin për hirë të Allahut, po nuk po mundem po bëj përpjekje, po e kot, si të veproi që të më fal Zoti për këtë betim që nuk jam përmbajtur
Si të veproi duhani mu ka ba shok në një mënyrë. Ju faleminderit.
Përgjigje:
Edhe mbi ju qoftë paqja e Allahut!
Duhani asnjëherë nuk mund të jetë shok i njeriut, pasi “mos-sinqeriteti” i duhanit është i qasshëm dhe si të tillë askush nuk do ta mbante afër, por duhani është një ves për të cilin stimulon shejtani dhe njeriu bëhet i dobët që ta mund dëshirën e shejtanit dhe pasionin e pirjes së duhanit.
Ju para dy viteve keni dalë ta mundni shejtanin dhe jeni betuar për mos ta konsumuar duhanin. Me kalimin e kohës ju është dobësuar imani dhe jeni thyer përsëri nga shejtani, i cili përkundër pendimit tënd, gjithherë të ka ndejtë mbi kokë që kur të gjen më të dobët të fiton betejën. Keni arsye të mos ndiheni e qetë, pasi si duhani, ashtu edhe shejtani të shoqëron vetëm për mëkate, kurse natën nuk të le të qetë, por të ngacmon duke të treguar se ka fituar kundër teje.
Në rastin konkret, ju duhet të vendosni me sinqeritetin më të lartë që ta braktisni duhanin edhe një herë, për të mos iu kthyer më asnjëherë. Pastaj për betimin e thyer duhet t’i ushqeni dhjetë të varfër me nga një racion mesatar të ushqimit që ju e përdorni për të dalë i pastër nga thyerja e betimit, duke e lutur Allahun që ta falë të kaluarën tënde, pra të bësh Istigfarë!
Allahu e di më së miri!
Muhamed Dërmaku

Friday, January 10, 2014

Hurma, bazë për një lindje të lehtë!

Në ajetet Kur’anore të cilat flasin për ngjarjen e zonjës Merjem ka tre fjale te cilat mjeksia bashkohore ka zbuluar se janë themeli i lindjes së lehtë. Allahu i thotë zonjës Merjem të bijës së Imranit:
“Kështu që ha e pi dhe ji e kenaqur(freskoji sytë) dhe po të shohësh ndonjë njeri, thuaj: Me të vërtetë unë i jam zotuar Të gjithëmëshirshmit (Allahut) për agjërimin (heshtje) kështu që nuk do t’i flas asnjë njeriu këtë ditë.” (Merjem 25-25)
Persa i perket fjalës “kënaqu (freskoji sytë)” shkencëtarët nga kjo fjalë kanë zbuluar se gjendja psikologjike e gruas pak para lindjes ka nje lidhje të ngushtë me lehtesimin e lindjes. Nëse gruaja është e qetë, e kënaqur, burri i saj gjindet pranë saj para lindjes, një gjë e tillë është faktor themelor i lindjes së lehtë. Cdo shqetësim psikologjik, cdo krize sensual, dhe cdo zenke mes dy bashkëshortëve kur gruaja është në prag të lindjes, një gjë e tille lindjen e bën të vështirë. Pra për një urtësi të madhe Allahu thotë: “Kështu qe ha e pi dhe ji e kenaqur (freskoji sytë).
Nga zbulimet shkencore më interesante është se në hurma ka nje lëndë e cila ndihmon në mbledhjen e mitres madhesia e së cilën gjate shtatzanise është prej 2.3 cm3 deri ne 750 cm3. Ndërsa fetusi, posht tij është placenta e cila është e lidhur me enët e gjakut të nenes, dhe kur zbret fetusi nga mitra e nenes dhe e ndjek atë placenta atehërë këto enë hapen dhe keputen ndersa nëse mbeten të hapura nena do të ketë gjakderdhje dhe do vdes. Prandaj Zoti jone i lartëmdheruar për një urtesi të madhe mitren e nenës e bëri që ajo të mblidhet fuqishëm deri në atë shkallë sa që mbajtëset e mitrës të behen të fortë si shkëmbi. Dhe kur akusherja e vendon dorën në mitër, e ndjen atë të fortë dhe atëherë bëhet e qetë se lindja do jetë e shkëqyer sepse mitra me mbledhjen e saj të fuqishme i mbyll të gjitha artetiet e hapura dhe me këtë nderpritet hemorragjia. Pra hurma permban nje lende e cila e ndihmon mitren që të tkurret.
Prandaj është përmendur fjala hurmë në ajetin e lindjes ku Allahu thote:
“Dhe ti shkunde trupin e hurmës nga ti, do të leshojë mbi ty hurma të freskëta e të pjekura.”
Hurma e freskët poashtu përmban një lëndë e cila asiston në rrëshqitjen e ushqimit të mbetur në zorrën e trashe. Ajo është një lëndë pastruese dhe zbutëse. Cdo grua e cila është në prag të lindjes, mjeku apo akusherja e porosit që zorrët e saja të jenë të zbrazura nga cdo gjë, e qëllim që mbushja e zorreve mos të vështiresoj daljen e fetusit nga mitra. Pra në hurmë gjindet ky lloj lënde zbutëse dhe pastruese e zorrëve e sidoemos atë të trashën.
Dhimbjet e lindjës janë shumë të veshtira. Të rahurat e zemrës ndonjëherë janë 100 herë në sekondë, ose 80 herë në minut ose 180 herë, me qëllim që t’i përballon këto tkurrje të ashpra. Zemra pra ka nevojë për ushqim, poashtu lëvizjet muskulore kanë nevojë për të, prandaj kalimi i hurmës nga goja deri direkt ne gjak nuk shkon më shumë se dhjete minuta. Ajo është lendë me e lehtë për tretje dhe për shëndrimin e saj nga ushqim në energji.
Vërtetë hurma është shumë e përqëndruar. Ajo ka nevojë për një lëng në të cilin do shkrihet me qëllim që të lehtësohet thithja: “Kështu që ha e pi”
Përse njeriu pasi të hajë dicka të ëmbël ka nevojë të pijë ujë? Kështu është ndertimi funksionar i tij sepse gjëja e ëmbël ka nevojë për zgjatje dhe që të shkrihet në një lëng me qellim që të lehtësohet tretja. Prandaj pirja e ujit është e doemosdoshme për gruan e cila është në prag të lindjes ndërsa gjëndja e saj psikologjike të qetë është element themelor në lindje dhe në ushqimi i saj duhet të jetë tre gjëra, lëndë që ndihmojnë në tkurrjen e mitrës, lëndë që e pengojnë hemorragjinë (gjakderdhjen), lëndë q i pastrojnë dhe i zbusin zorrët dhe lëndë tjëra të cilat ushqejnë në mënyrë të shpejtë dhe të lehtë.
Ky Kur’an Fisnik është fjala e Zotit të botrave, fjalë për një rrëfim por nëse ndalesh dhe i mediton ato do të gjesh cudira:
“Dhe ti shkunde trupin e hurmës nga ti, do te leshojë mbi ty hurma të fresketa e të pjekura.”
Ushqimi dhe pija të posacem si dhe gjendja e qetë psikologjike janë të patjetërsueshme pare lindjes.
Këto janë disa versete Kur’anore dhe sa me shumë shkenca të përparon njeriu akoma më shumë bindet se kjo fjalë është fjala e Allahut, Zotit të botërave, fjala e Krijuesit të gjithësisë, dhe jo fjalë e njeriut.

Thursday, January 9, 2014

Mrekulli në trupin tënd, njihe veten se sa je i pasur!

Gjatë procesit të frymëmarrjes mbushen me oksigjen 400 milion alveola në mushkëritë tona. Sipërfaqja e alveolave është 150 m. Diafragma, muskuli që ndan zgavrën e kraharorit nga ajo e barkut është organi  muskulor më aktiv gjatë jetës së njeriut. Ky organ nuk pushon asnjëherë. Ky muskul tkurret e lëshohet (kontrakton) 11 mijë herë në orë, afro 264 mijë herë gjatë ditës, afro 670 milion herë për 70 vjet jetë.
Truri ynë është kompjuteri më i përsosur në botë. Ai përbëhet nga 100 miliard qelizash të përhimta e barabartë me një potencial mbi 10 mijë programe kompjuterike në veprim të përhershëm. Sipërfaqja e këtyre kompjutërve është 250 mijë km2 (sa gjysma e sipërfaqes së Francës). Të shtojmë edhe diçka: nevojitet pak dashuri dhe intimitet për të lindur krijesën e re, njeriun. Këtë nuk mund ta realizojë kurrë asnjë kompjuter.
Çdo ditë shkenca zbulon gjëra të reja tek njeriu. Biologët e universitetit të Miçigenit zbuluan në lëkurë dhe në flokë të njeriut metale si: argjendi, plumbi, kallaji, zinku, hekurri, bakrri dhe alumini.
Ciklonet dhe anticiklonet rrallë herë kalojnë shpejtësinë 130 deri 140 km në orë, kurse shpejtësia e ajrit që del prej mushkërive nëpër kordhat zanore gjatë tështitjes arrin shpejtësinë 390 km në orë. Çfarë mrekullie e Krijuesit !
Në realitet ne jemi “qënie elektrike” ngase që të 60.000 miliardë qelizat e njeriut funksionojnë  në saj të elekticitetit natyror të tyre, që i dhuroi Mjeshti i përsosur, Allahu i Gjithëfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm.
Shkenca e mjekësisë thotë se çdo qelizë e trupit tonë është një uzinë në miniaturë, nga brendia e elektrizuar me elkticitet negativ, ndërsa nga jashtë me elektricitet pozitiv.
Në këtë sistem gjenial bazohet metabolizmi ynë. Me anë të elektrokardiogramit (EKG) dhe elektroencefalogramit (EEG) ne sot mund të regjistrojmë elektricitetin që emiton zemra dhe truri.
Allahu i Lartësuar në Kuran thotë: “Po edhe në veten tuaj. A nuk po e shihni?” (Dharijat, 21)
Shumë njerëz e lexojnë këtë ajet pa u thelluar shumë në fjalët kuptimplota që i përmban ai. Duke analizuar me vëmendje këtë ajet dhe duke vështruar vetveten do të gjejmë shumë shenja dhe argumente në veten tonë.
Ndodh që dikush thotë: unë jam zotërues i vetvetes, unë e kontrolloj vetveten dhe bëj çfarë të dua e ç’të më teket. Kjo nuk është e vërtetë, sepse trupi i njeriut është pronë e Allahut të Plotfuqishëm.
A thua mund ta detyrosh të pushojë pak zemrën  që rreth pa ndërprerë? Ose nëse ndalet rastësisht, a mund ta bësh të lëvizë përsëri? Si ke guxim të pohosh se e ke nënkontroll dhe ia ke nënshtruar zemrën vullnetit tënd. Kur fle, zemra rreh pa u ndalur.
Po frymëmarrja? A thua ti merr frymë me vullnetin tënd? Duhet ta dish se frymemarrja është një veprim që kryhet instiktivisht 16 herë në minutë, pa dëshirën dhe insistimin tënd. Kur asaj i jepet urdhëri hyjnor për t’u ndalur, atëherë atë nuk mund ta rikthejë kush përsëri.
Po stomaku dhe gjithë ajo që gjendet në të, shqetësimet dhe reaksionet gjatë tretjes së ushqimit. Po lëngjet që tajiten nga gjendrat e shumta endokrine, a thua të gjithë këto kryen sipas vullnetit tënd?
Po zorrët dhe lëvizja e ushqimit nëpër to, mënyra si i absorbojmë materiet e dobishme për organizimin dhe zhvillimin e tij dhe si i nxjerrim jashtë materiet e dëmshme. A thua të gjitha këto veprime kryen sipas vullnetit tënd, a po kryen pa i hetuar fare?
Po rruazat e bardha të gjakut (leukocidet) të cilat konfrontohen me mikrobet në çastin kur ato hyjnë në trup? Leukocidet, së pari, e përcaktojnë mënyrën se si t’i shkatërrojnë mikrobet, në mënyrë që palca kurrizore të stimulojë tajimin e materieve të mjaftueshme imunitive për t’i mbytur mikrobet. A mos jep urdhër ti për këtë operim të brendshëm, i cili i  ngjan një beteje të vërtetë vetëmbrojtëse? A mos i përcakton ti me mijëra procese biokimike që zhvillohen për çdo sekondë në trupin tënd ?
Pra, të gjitha këto i nënshtrohen vullnetit të Zotit. Ato e kryejnë misionin e tyre pa u ndalur, kurse ti nuk e heton fare këtë.
Allahu i Lartësuar ishte tejet i mëshirshëm ndaj nesh kur i krijoi të gjithë këto funksione vitale për trupin tonë dhe ua nënshtroi vetëm vullnetit të vet, përndryshe njeriu as nuk do të mund të jetonte, as nuk do të mund të punonte, as nuk do të mund të kryente misionin e tij në ndërtimin dhe rregullimin e kësaj ekzistence-gjithësie.
Po ç’do të ndodhte sikur zemra t’i nënshtrohej vullnetit tonë? Sigurisht se do të mbeteshim gjithmonë zgjuar për t’u kujdesur  që zemra jonë të rrahë normalisht.
Po t’i nënshtrohej stomaku vullnetit tonë, atëherë do të na ishin dashur shumë orë që pas çdo racioni të ushqimit ta përcjellim operacionin tretës të ushqimit. Kurse, po t’i nënshtrohej qarkullimi i gjakut vullnetit tonë, truri nuk do të mund të vazhdonte kurrsesi misionin në këtë jetë, sepse ai është i zënë dhe i preokupuar me qindra e mijëra funksione të cilat kryen çdo minutë.
Të gjithë shembujt që sollëm më sipër, njihen nga njerëzit dhe këtë Allahu i Lartësuar e ka bërë me qëllim që t’ua tërheq vërejtjen se nuk kemi subjektivitet personal, por çdo gjë është në kompetencë të Allahut të Plotfuqishëm.
Allahu i  Lartësuar thotë duke na përkujtuar vazhdimisht: “A nuk menduan ata në veten e tyre…” (Rrum, 8)
Shkëputur nga libri me titull “Kurani dhe shkenca bashkëkohore” i Ali Iljazit

Shenjat e gishtërinjve

Çdo njeri, duke përfshirë edhe binjakët që mezi dallohen nga njëri-tjetri, shenjat e tij të gishtërinjve i ka të veçanta. Identiteti i secilit është i koduar në majat e gishtërinjve të tij. Ky sistem i koduar mund të krahasohet lehtë me sistemin e kodit të vijave, i cili përdoret në ditët tona për identifikimin e prodhimeve të ndryshme, qofshin ato prodhime industriale apo ushqimore.
Allahu i Madhëruar ne Fjalën e Tij të pakonkurueshme thotë:
“A mendon njeriu se nuk do t’i mbledhim eshtrat e tij? Po, do t’i mbledhim. Madje, Ne jemi të zotë t’i krijojmë përsëri edhe majat e gishtërinjve të tij.” (Kijame, 3-4.)
Një domethënie mjaft të veçantë këtu, ka theksimi i shenjave të gishtërinjve, sepse secili ka shenjën e tij unike të gishtërinjve, e cila nuk i ngjason askujt. Çdo person që jeton apo ka jetuar në këtë botë ka formën e tij unike të shenjave të gishtërinjve. Pra, shenjat e gishtërinjve janë një provë mjaft e rëndësishme e identitetit, kjo është edhe arsyeja se përse sot shenjat e gishtërinjëve përdoren pikërisht për këtë qëllim.
Më e rëndësishmja është se kjo veçori e shenjave të gishtërinjve u zbulua vetëm në fund të shekullit XIX. Përpara kësaj periudhe, njerëzit i shihnin shenjat e gishtërinjve si disa rrathë të zakonshëm, pa ndonjë rëndësi apo kuptim specifik.
Është Kurani ai që na flet për këtë karakterisikë dalluese të shenjave të gishtërinjve, e cila nuk u kuptua, vetëm se në ditët tona .
Harun Jahja

A mund të bjerë qielli në Tokë?!

Allahu i Madhërishëm duke folur për një fshehtësi prej fshehtësirave të kozmosit thotë: “A nuk e sheh ti, se Allahu ka vënë në shërbimin tuaj gjithçka që është në Tokë dhe anijet që lundrojnë nëpër det me urdhrin e Tij?! Është Ai që e mban qiellin që të mos bjerë në Tokë; kjo mund të ndodhë vetëm me lejen e Tij. Vërtet, Allahu është i Butë dhe i Mëshirshëm me njerëzit.” (Haxh, 65)
Pa dyshim se ky është një ajet madhështor prej të cilit zemrat frikësohen dhe zbuten. Është një dhunti madhore që nuk e kemi kuptuar para shekullit 21. Por para kësaj të analizojmë një thënie të një ateisti, i cili tallet me fjalët e Kuranit dhe me realitetet e tij kozmike.Ai thotë: “Formulimi i fjalëve kuranore i përshtatet imagjinatës së njeriut primitiv, i cili shikonte në qiell dhe frikësohej se mos binte mbi të dhe vinte te kjo pjesë e Kuranit: “Është Ai që e mban qiellin që të mos bjerë në Tokë”, pastaj thotë se qielli nuk mund të bjerë në tokë sepse Toka nuk është asgjë sa i përket madhësisë së galaktikës dhe galaktika nuk është asgjë sa i përket madhësisë së kozmosit gjigant.
Në fakt, unë nuk dija asokohe se si t’i kundërpërgjigjem kësaj shpifjeje apo këtij pretendimi derisa lexova një artikull në faqen e agjencisë amerikane të kozmosit Nasa me titull The Sky is Falling” (Qielli po bie) dhe u habita se si shkencëtarët e agjencisë më të madhe kozmike përdorin këtë shprehje dhe si është e mundur që qielli të bjerë në Hënë?
Bill Cooke nga agjencia Nasa thotë: “Çdo ditë në sipërfaqen e Hënës bien një ton metrik meteorë dhe këta meteorë kanë të gjitha format, pjesë të mëdha e deri te pjesëzat e pluhurit, të cilat godasin sipërfaqen e Hënës me një shpejtësi që tejkalon mijëra kilometra në orë.
Eksploruesit e Apollos në vitin 1969 ishin me fat për faktin se nuk iu ekspozuan këtyre predhave vrasëse. Shkencëtarët deklarojnë se banorët e Tokës nuk e ndiejnë këtë gur për shkak të ekzistimit të një shtrese të fortë atmosferike për Tokën, e cila e ruan Tokën nga këso meteorësh. Kush e vëzhgon sipërfaqen e Hënës ndien sikur qielli po bie në të çdo ditë. Këtë e kanë ndier eksploruesit e kozmosit kur ishin në sipërfaqen e Hënës!”
Kështu që Allahu i Lartësuar na ka folur për një dhunti të madhe që nuk e ndiejmë e që askush nuk kishte njohuri për këtë kur na lajmëroi për këtë çështje me fjalët e Tij “Është Ai që e mban qiellin që të mos bjerë në Tokë; kjo mund të ndodhë vetëm me lejen e Tij. ”
Kjo nuk është një imagjinatë primitive ashtu siç pretendojnë, por është një e vërtetë shkencore që e ndien kush jeton në sipërfaqen e Hënës! Nga këtu mund të themi: Kurani na përshkruan dhuntitë e Allahut në kohën kur askush nuk i ndiente këto dhunti apo kuptonte rëndësinë e tyre. Shkencëtarët vërtetojnë se meteorët gjigantë që notojnë në gjithësi, madje që sillen brenda sistemit diellor intensivisht, është shumë e mundshme që të godasin në çdo moment Tokën. Kemi edhe filma të imagjinatës shkencore, të cilët pasqyrojnë Tokën e cila goditet nga një meteor gjigant.
I Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të, i ka paralajmëruar mohuesit me një gur që do t’u binte atyre nga qielli e ata u tallën me të dhe kjo ka ndodhur para 1400 vitesh, kurse sot ateistët po i përsërisin të njëjtat fjalë. Ata thonë se Muhamedi po shfrytëzon injorancën e njerëzve dhe i kërcënon me një gur që do të bjerë nga qielli. A nuk janë shkencëtarët e shekullit 21 të cilët po përsërisin atë që ka thënë i Dërguari ynë, lavdërimi dhe paqja e Zotit qoftë mbi të, kur deklarojnë se meteori (që është pjesë nga guri që noton në gjithësi) mund të përplaset me Tokën, madje ta shkatërrojë plotësisht atë?
Shikoni fjalën e Allahut të Madhërishëm: “(Kujtoje, gjithashtu) kur ata thanë: “Zoti ynë, nëse ky (Kuran) është e Vërteta (e zbritur prej Teje), atëherë lësho mbi ne shi gurësh nga qielli ose dërgona një ndëshkim të dhembshëm!” (Enfal, 32)
Këtë gur e shohim bindshëm sot duke u rrëzuar në sipërfaqen e Hënës me sasi të mëdha. Është shumë e mundshme të bjerë edhe në Tokë, sikur të mos ishte mëshira e Allahut mbi robërit e Vet. Kështu që Allahu i Lartësuar në ajetin vijues thotë: “Por Allahu nuk do t’i ndëshkonte ata, përderisa ti ishe në mesin e tyre dhe, Allahu nuk do t’i ndëshkojë ata, përderisa ata i kërkojnë falje Atij.” (Enfal, 33)
Konkluzion i kësaj:
1- Kurani është i përpiktë nga aspekti shkencor kur është shprehur për rrëzimin e meteorëve, pluhurit, gurit kozmik dhe elemente të tjera të qiellit me fjalët e tij: “Është Ai që e mban qiellin që të mos bjerë në Tokë; kjo mund të ndodhë vetëm me lejen e Tij.” Allahu ka vendosur ligje fizike, të cilat sigurojnë sigurinë e yllit tonë, me shpresë se do ta falënderojmë Allahun lidhur me dhuntitë e Tij.
2- Kurani, kur flet për rrëzimin e gurit nga qielli, është fakt që konsiderohet i padiskutueshëm nga aspekti shkencor. Dhe për këtë shkencëtarët flasin sot. Allahu i Lartësuar duke folur për dënimin e popullit të Lutit, të cilët bënë punë çoroditëse seksuale, thotë: “Kur erdhi urdhri Ynë, Ne e përmbysëm çdo gjë, – ato që ishin lart, i kthyem poshtë dhe mbi ata lëshuam gurë nga balta e
pjekur, duke rënë vazhdimisht, si shiu.”
 (Hud, 82)
Abdudaim el Kehil
Përktheu: Almedin Ejupi

Tuesday, January 7, 2014

Çdo vit mbi 5000 gjerman konvertohen në Islam (VIDEO)

Çdo vit mbi 5000 gjerman konvertohen në Islam
Në të vërtetë, titulli i kësaj teme nuk është i drejtë, sepse 5000 gjerman janë konvertuar në vitin 2005 dhe në gazetën “Frankfurter Allgemeine” të datës 16.03.2007 doli lista se çfarë ka ndodhur në vitin 2006.
Në vitin 2006 ishin 14.300 gjerman që kanë pranuar islamin.
Nuk është e drejtë të thuhet se “gjermanët” janë konvertuar në islam…. por shihet edhe tek emigrantët nga vendet e krishtera si p.sh. nga Polonia, Italia, Kroacia dhe vendeve të tjera se si konvertohen në islam.
Shtrohet pyetja se pse këta njerëz konvertohen në këtë fe?…
Islami momentalisht, sipas Samuel Phillips Huntington në veprën “Lufta e kulturave”… pra nga burime “jo-islame”, është feja me rritjën më të shpejtë në botë…për arsye të natalitetit të madh dhe njerëzve që konvertohen në Islam…. dhe ne çuditemi … e në Gjermani vjen një “piskamë e madhe”: “Sa shumë njerëz kanë pranuar Islamin”…..por këto janë sjellje që në vendet e tjera moti s`janë parë (tejkaluar).
Në SH.B.A. flitet për 400 të konvertime ditore….400 njerëz që kalojnë në Islam çdo ditë…shumë më shumë (sesa në Gjermani, sh.p.).
Nëse për shembull shikojmë….në SH.B.A. gati në çdo qytet, në çdo pjesë të qytetit ke një Çerdhe islame…
Në Gjermani, vetëm në Berlin ke më shumë Çerdhe çifute sesa në gjithë Gjermaninë që ka çerdhe islame… shumë rrallë gjen çerdhe islame.
Shkolla islame në SH.B.A. gjenë në çdo kënd, sikurse në Angli ku nuk është shumë më ndryshe, pra situata atje është shumë më mirë… kjo çfarë po përjeton Gjermania nuk është asgjë e re.

Monday, January 6, 2014

Xhamia prej druri në Etiopi (foto)

Danakil është një vendë në Etiopi, është një nga pjesët më të thata dhe më të nxehta të Etiopis vendi.
Varfëria përshkon çdo cep dhe populli i kësaj zone e kanë vështirë për ndërtimin e infrastrukturës. 

Njerëzit janë shumë të varfër dhe nuk kishin xhami (Popullsia është Afrikane dhe feja e tyre është feja Islami ), Ata ishin të detyruar të bëni rrugë të gjata për falëjen e namazit të përditshme. 

Por ata nga mundësit e vetëme në varfëri të skajshëme morën vetiniciativ për ndërtimin e një gjamije në fshatin e tyre krejtësisht nga shkopinjët nga druri, për ti i letësuar banorëve kontaktin me xhamijen, pasi që ai material është materiali i vetëm pa pagesë që mund ta gjejnë banorët në male. por xhamia në fjalë është ndërtuar vite më parë, dhe është e vështir të vrehet nga largësia se është xhami, pasi që janë xhami të shkurtëra. xhamia është e hapur në pesë kohët e namazit dhe vizitohet nga banorët vendas për lutjet fetare në islam.