Sunday, January 26, 2014

A janë gjynah marrëdhëniet seksuale pasi të fejohesh?



Pyetje:
Selam alejkum!
A është gjynah me pas marrëdhënie seksuale pasi të fejohesh? Kam dëgjuar se nëse baba ia bën për hair dhëndrit vajzën e tij nuk është gjynah me pas marrëdhënie seksuale.
Përgjigje:
Alejkum selam ve Rahmetullah!Kemi sqaruar disa herë që fejesa nuk i legjitimon lidhjet e thella në mes të fejuarve, por fejesa është vetëm një premtim i dy palëve për lidhje të mëtutjeshme që kurorëzohet me martesën e tyre legjitime. Këtë e kemi sqaruar në linçet:

http://pertymoter.net//index.php?option=com_content&task=view&id=1398&Itemid=30http://pertymoter.net//index.php?option=com_content&task=view&id=1627&Itemid=30http://pertymoter.net//index.php?option=com_content&task=view&id=1350&Itemid=30

Pyetje: 
Selamun alejkum!
Allahu ju shpërbleftë me të mira për punën që po e bëni! Shumë ueb-faqe e qëlluar.
Meqenëse është hera e parë që e vizitoj, desha t’ua bëj një pyetje: A është haram të
kenë marrëdhënie seksuale të fejuarit, të njohur familjarisht, të fejuar por jo edhe të
martuar? Pres përgjigjen tuaj! Allahu ju shpërbleftë!
Përgjigje: 
Ve alejkum selam! Po, është haram që të fejuarit të kenë marrëdhënie seksuale, përderisa janë të pamartuar dhe të pakurorëzuar edhe pse fejesa e tyre është familjarisht. Vetëm fejesa nuk i legjitimon lidhjet ndërmjet të fejuarve, qofshin ato edhe lidhje më të thjeshta, e të mos flasim për marrëdhëniet seksuale ndërmjet tyre.

Sa i përket dilemës që shfaqet herë pas here se urimi i prindit të vajzës për dhënien e vajzës së tij është i vlefshëm për kontratën e martesës, do të thoshim se assesi nuk është ashtu. Po të ishte ashtu, atëherë çfarë vlere do të kishte kontrata martesore, që vazhdimisht është kërkuar të bëhet edhe pse fejesa ka ndodhur më herët me pajtimin e prindit të vajzës duke e bërë teslim. Pajtueshmëria e prindit të vajzës për fejesë, aspak nuk guxon të kuptohet se është edhe pajtueshmëri për martesë, pasi këto të dyja janë procese të veçanta që kontribuojnë për një qëllim, përveç nëse pohimi i vajzës dhe prindit të saj bëhet tekstualisht se janë të pajtimit edhe për martesë, caktojnë mehrin, dhe prezantojnë dy dëshmitarë, që janë të njoftuar se po prezantojnë në marrëveshjen për martesë e jo vetëm për fejesë.
Shprehi keqardhje për botëkuptimin e gabuar që është përhapur tek-tuk se fejesa legjitimon lidhjet e thelluara të të fejuarve. Kjo mendoj, më tepër është keqpërdorim, interes dhe shkelje e së drejtës, se sa bindje dhe përkushtim ndaj fesë. Si është e mundur që një i ri apo një e re të bëjnë veprime të një rëndësie më të veçantë në jetë, duke mos qenë të bindur se lejohet sigurisht një veprim i tillë apo nuk lejohet, por mjaftohen me thashetheme se “kam dëgjuar”. Përndryshe, nëse atyre nuk iu prinë interesi i tyre i momentit, përse nuk shkojnë te prindi i vajzës dhe ta bëjnë formale edhe martesën e tyre, por i dëshirojnë disa privilegje të të martuarit, kurse dëshirojnë të jetojnë me përgjegjësitë e të fejuarit. Kjo është shtrembërim dhe dalje nga parimet e përgjithshme të Islamit.
Allahu e di më së miri!
Muhamed Dërmaku

Filled Under:

0 comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.