Astronauti nga Malezia Dr. Sheikh Musyaphar Shukor u shpreh: “9 astronaut musliman shkuam në hapësirë për të treguar se si edhe në hapësirë lartë bëhet ibadet. Atje ç’do kush ndjen një mrekulli, në stacionin hapësinor dëgjova ezanin gjatë udhëtimin tonë që u realizua në Ramazan”.
Gjatë një vizite si i ftuar në Turqi u përgjigj në shumë pyetje të gazetarëve ku mes tjerash potencoi se Islami është një formë jete kurse ai edhe në hapësirë jetësoi Islamin duke u falur dhe agjëruar.
Shukor shprehet: Që në fëmijëri I ndikuar nga librat shkencore që mi sillte babai im, dhoma ime ishte përplot me fotografi nga Supermen, Star Wars dhe foto tjera nga hapësira. Në ato kohra askush në Malezi nuk priste që dikush nga ne të ngjitet në hapësirë, kurse unë për këtë qëllim zgjodha drejtimin e mjekësisë.
Vlera e ngjitjes lartë ishte 25 milion dollarë, unë në Rusi përcolla një kurs në këtë drejtim që zgjati 18 muaj. Në mesin e 11 mijë e 435 personave që kishin bërë kërkesë unë u zgjodha si njëri nga 4 personat që do të fluturonin. “ Për të qenë pjesë e kësaj anijeje kozmike duhej që të pamurit, të dëgjuarit dhe dhëmbët ti keni të shëndoshë. Në trup nuk guxon të ketë shenjë operacioni, sepse nga shtypja e madhe në hapësirë vendet e qepura mund të hapen” tha mes tjerash Shukor.
“U përgadit fetva për në hapësirë”
Obligimet fetare që i kemi ne si musliman, duhet ti kryejmë kudo që të jemi, qoftë në tokë apo në hapësirë. Islami është një formë jete e veçantë. Gjatë këtij udhëtimi ne deshëm të tregojmë se si edhe atje kjo formë e jetës islame mund të vazhdojë. Autoritetet fetare të Malezisë përgaditën fetva se si duhet kryer ritualet fetare në hapësirë, në veçanti për astronautët e ardhshëm musliman. Fluturimi ynë u përputh me muajin e Ramazanit. Koha e agjërimit dhe e ibadetit është e ndërlidhur me vendin nga bëhet fluturimi. Duke marrë parasysh se ne u hodhëm nga toka në Kazakistan orën e atjeshme e morëm si bazë. Në bazë të kësaj ore unë i fala 5 kohët e namazit. Në vend të abdesit merrja tejemum, pasiqë nuk kishte dhe tejemumin e merrja në mure. Kibla jonë ishte drejtimi kah toka. Në fakt edhe anija rregullisht ishte me fytyrë në drejtim të tokës. Për të falur namazin duhej që ti lidhim këmbët për shkak se në hapësirë nuk ka tërheqje nga toka. Përkuljet dhe sexhdet duhej ti bënim me lëvizje shumë të ngadalshme.
Në pyetjet e gazetarëve Shukor tha: Atje ç’do kush ndjen një mrekulli. Unë dëgjova ezanin. Astronautët tjerë nuk kishin njohuri rreth ezanit por unë fizikisht e dëgjova këtë ezan… Derias isha atje për ç’do çast Allahun e ndjeja shumë afër. Atje agjëruam po aspak nuk ndjemë etje, uri apo lodhje. 11 ditë isha atje, ah sikurse të qëndroja më gjatë… atje rregullisht fluturoni. Ç’do 45 minuta lind dielli dhe pas 45 minutash perëndon. Anija rrotullohet me 27 mijë kilometra shpejtësi. 16 herë në ditë rrotullohet rreth tokës.
Në një pyetje tjetër u përgjigj: Pasi që fitova të drejtën e fluturimit u aftësuam për 3 vite me rradhë. Kurse në Rusi një vit të plotë ndjeka mësime. Pas stërvitjeve të shumta dhe provave të bëra fluturuam. Është e vërtetë se lart nuk kasha ndonjë problem shëndetësor… por, gjatë kthimit dhe zbritjes në tokë përjetuan disa vështirësi. Duke I treguar vështirësitë në fjalë mes tjerash tha: Në gjoks ndjeva një shtypje tepër të madhe. Madje vështirësi të mëdha edhe gjatë frymëmarrjes. Pas zbritjes, nuk kasha fuqi që të lëviz as gishtin. Aq shum e ndjeja veten të lodhur. Për të ecur më mbanin për krahë dy vetë. Kishim nevoj për disa orë që t’i përshtatetmi tokës. Shukor shtoi: Në esence njeriu është krijuar për të jetuar në tokë. Kur të kaloni në hapësirë përjetoni ndryshime fizike dhe psikike… astroanutët janë të detyruar që pas kthihim të rehabilitohen… Thënë të drejtën atje më së shumti më mori malli për të bërë dush, atje nuk ka edhe aroma, për atë më mori malli për aromën e tokës, bimëve e gjetheve tha në fund Shukor.
Kush është Dr. Shukor
Është I lindur në vitin 1972 në Malezi. Pas kryerjes së arsimit fillor në vendlindje arsimin e lartë në drejtimin Mjekësi e vazhdoi në Indi. Pas diplomimit si kirurg I ortopedisë në vitin 1997 punoi në disa spitale të vendit. Krahas kësaj u angazhua si hulumtues në Science National University.
I dalur në rrugë me slloganin “trupi ndjek rrugën e mendjes” në vitin 1996 mori pjesë në programin e fluturimit nën emrin “Ankgasawan”.
Më 10 Tetor të vitit 2007 kur edhe realizoi fluturimin, Shukori mori epitetin e njërit nga astronautët musliman që u ngjitën në hapësirë.
www.milliyet.com.tr
përktheu: Qenan Ismaili
përktheu: Qenan Ismaili
0 comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.