Friday, December 6, 2013

U prezantua si bos i mafisë që të hante falas



Një italian është arrestuar pasi i kishte thënë baristit se është bos i mafisë, në mënyrë që të merrte ushqim dhe pije falas.

Ubaldo Citarella me ditë të tëra kishte ngrënë ushqim pa pagesë duke thënë se ishte një bos i klanit Camorra.
52-vjeçari nga qyteti jugor Salerno ka ngrënë dhe ka pirë si një bos i vërtetë dhe është larguar pa falënderime.
Ai madje e kishte bërë shumë real tregimin e tij duke lënë një shishe me benzinë jashtë lokalit kur i ishte kërkuar që të paguante.
Megjithatë, baristi u mërzit nga abuzimet e vazhdueshme dhe e paraqiti në polici dhe pastaj policët e arrestuan.

Filled Under:

0 comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.