Tuesday, December 3, 2013

Dieta me banane, më e thjeshta deri tani



150 kalori përmban pija e bërë nga banania, akulli dhe jogurti, e cila do të ju mbajë të ngopur për një kohë më të gjatë.

Nëse e zgjidhni këtë dietë, atëherë e keni të ndaluar konsumimin e alkoolit, akullores dhe ëmbëlsirave pas darkës.
Një banane në ditë 
Rekomandohet që për çdo mëngjes të hani nga një banane dhe të pini një gotë ujë në temperaturë të dhomës, ndërsa gjatë ditës nuk keni nevojë që të përmbaheni dhe mund të hani zamrën, drekën dhe darkën e zakonshme.
Megjithatë, nëse e zgjidhni këtë dietë atëherë e keni të ndaluar konsumimin e alkoolit, akullores dhe ëmbëlsirave pas darkës, derisa gjatë secilës shujtë duhet të pini vetëm ujë, gjithmonë të ngrohur në temperaturë të dhomës.
Popullariteti i madh 
Edhe pse kjo dietë për një kohë të shkurtër është bërë tejet e popullarizuar, ekspertët dietave nga vende të ndryshme të botës theksojnë se ajo nuk është çudibërëse. Është e vërtetë që banania dhe uji për kafjall ndihmojnë përshpejtimin e metabolizmit dhe që një shujtë e tillë përmban shumë pak kalori.
Në fakt, duke u varur nga lloji, banania përmban 72 deri në 135 kalori, prej 10 deri në 20 gramë sheqer, por vetëm 2 deri në 4 gramë celulozë, gjë që nuk është e mjaftueshme, sepse një ose dy orë pas një kafjalli të tillë që përbëhet vetëm nga karbohidratet, ndjejmë uri, pohojnë shkencëtarët. Sipas tyre, as ideja që për drekë, darkë ose zamër të konsumohet çfarë të dëshirohet nuk është një recetë e vërtetë për humbje të peshës.
Aktiviteti fizik 
Nga ana tjetër, shumë ekspertë të dietave theksojnë se nëse doni që të humbni peshë duhet të jeni fizikisht aktivë, si dhe që duhet ta kontrollon o konsumimin e kalorive, si dhe djegien e tyre. Kështu që është një gjë shumë më e shëndetshme që në vend se në mëngjes ta hani vetëm një banane, t'ia përgatisni vetes një pije të pasur me vlera ushqyese prej vetëm 150 kalorive, e cila do t'ju mbajë të ngopur më gjatë.
Përziejeni një banane me disa kube akulli dhe me një filxhan jogurt dhe në atë mënyrë do të konsumoni, përveç fibrave të dobishme, edhe 12 gramë proteina. 

Filled Under:

0 comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.