Dëshironi që në mënyrë të shpejtë të gdhendni vijën e trupit? U sugjerojmë dietën efikase me frutën më të bukur të dimrit, portokallin.
Me ndihmën e kësaj diete katërditore, kilogramët shkrihen si në shaka, ndërsa do të ndjeheni shkëlqyeshëm, sepse në organizëm do të fusni vitamina të shumtë.
Acidet e pemëve, enzimat dhe vitaminat nga kjo frutë jugore, nxisin këmbimin e materieve dhe e shpejtojnë shkrirjen e dhjamit, i cili do ta ketë të vështirë të krijohet sërish.
DITA E PARË
Mëngjesi: Musli me portokall
Përzieni tri kumbulla të thata të prera paraprakisht të zhytura në lëngun e portokallit, një portokall të copëtuar, një mollë, tri lugë drithëra të përziera dhe 100 ml jogurt pa yndyrë. U hidh përsipër susam.
Vlera ushqyese: 10 g yndyrë, 5 g karbohidrate, 379 kcal
Dreka: mish pule me sherbelë
Dy këmbë pule pa asht, spërkatni me kripë, piper dhe spec të kuq dhe i piqni. I shtoni gjysmë qepe të grirë dhe tre gjethe sherbele. I mbuloni me 60 ml supë dhe dy lugë vermut dhe i zieni për 5 minuta. E hiqni nga ringla dhe i shtoni një portokall të prerë dhe dy lugë kajmak.
Vlera ushqyese: 50 g yndyrë,
9 g karbohidrate, 505 kcal
Zamra: lëng portokalli
Vlera ushqyese: 2 g yndyrë,
0 g karbohidrate, 107 kcal
Darka: sandviç me djathë të freskët
Një pjesë të bukës së prerë, e lyeni me një lugë djathë të freskët dhe mbi të hidhni gjashtë pjesë të portokallit. Me të e pini edhe një gotë qumësht.
Vlera ushqyese: 11 g yndyrë,
8 g karbohidrate, 265 kcal
DITA E DYTË
Mëngjesi: Musli me agrume
Përzieni një portokall, një grejpfrut, një lugë bajame të grira, një lugë arra dhe 150 ml jogurt.
Vlera ushqyese: 13 g yndyrë, 12 g karbohidrate, 320 kcal
Dreka: Sallatë nga karotat
Përzieni 150 g karota, një portokall të prerë, pakëz xhenxhefil, dy lugë lëng portokalli, kripë, biber dhe tharm të bardhë vere. Gjysmë vargu borzilok të prerë i përzieni me dy lugë vaj dhe i hidhni mbi sallatë. Servojeni me dy lugë ajkë të thartë.
Vlera ushqyese: 4 g yndyrë,
18 g karbohidrate, 260 kcal
Zamra: Koktej-çaj
Përgatitni 200 ml çaj frutash, lëreni të ftohet dhe i shtoni 50 ml lëng të freskët portokalli.
Vlera ushqyese: 0 g yndyrë, 0 karbohidrate, 20 kcal
Darka: Tiramisu kërcitës
Zhytni dy pjesë peksimadhe (biskota) me tre lugë të kafes ekspreso dhe një lugë portokall. Për kremin përzieni 120 g djathë dhe një lugë mjaltë. Sipër i hidhni fëstëk.
Vlera ushqyese: 21 g yndyrë, 4 g karbohidrate, 292 kcal
DITA E TRETË
Mëngjesi: Sallatë pemësh
Përzieni një banane, një kivi, një dardhë, 50 g rrush dhe një portokall. Të gjitha këto spërkatni me lëng limoni. Bëni një krem me një lugë mjaltë, 75 g jogurt pa yndyrë, pakëz vanilje dhe e hidhni mbi fruta.
Vlera ushqyese: 7 g yndyrë,
1 g karbohidrate, 298 kcal
Dreka: oriz i ëmbël-thartë
Pastroni 25 g oriz. Në vajin e nxehtë, hidhni salcë soje dhe një spec të grirë të djegës, një lugë salcë domatesh (keçap), një lugë tharm vere, pakëz lëng portokalli dhe pakëz sheqer. Kësaj mase i hidhni tre lugë supë dhe e zieni duke e përzier derisa të shkrihet sheqeri. I shtoni gjysmë qepe, një të katërtën e karotës dhe një pjesë bifteku. Vazhdoni ta zieni dhe në fund i shtoni një portokall të grirë.
Vlera ushqyese: 21 g yndyrë, 6 g karbohidrate, 300 kcal
Zamra: Lëng portokalli
Vlera ushqyese: 2 g yndyrë,
0 g karbohidrate, 107 kcal
Darka: biskota me djathë
Biskotat integrale i lyeni me dy lugë djathë dhe i mbuloni me copëza portokalli.
Vlera ushqyese: 9 g yndyrë,
1 g karbohidrate, 219 kcal
DITA E KATËRT
Mëngjesi: Pemë me fara lulëkuqeje
Zieni një lugë të frutës me fara lulëkuqeje me dy lugë lëng portokalli. Lëreni 10 minuta, ftoheni dhe përziejeni me 120 g djathë. Sipër i hidhni 25 g rrush, 80 g portokall, dardhë, mollë dhe i spërkatni me lëng limoni dhe sheqer-vanilje.
Vlera ushqyese: 21 g yndyrë, 8 g karbohidrate, 346 kcal
Dreka: biftek bibe
Një biftekut të vogël të bibës, i hidhni biber dhe kerri dhe e piqni në pakëz vaj. Nxirreni biftekun nga vaji dhe në vaj hidhni një qepë të re të grirë, 50 ml qumësht kokosi dhe 25 ml supë. Të gjitha këto i leni të zihen. I shtoni lëngun nga portokalli, një lugë mjaltë, shafran dhe pakëz majonezë të djegës, kripë dhe biber. Në fund, në salcë i shtoni një portokall të grirë. Servojeni me oriz.
Vlera ushqyese: 27 g yndyrë,
8 g karbohidrate, 252 kcal
Zamra: përzierje freskuese
Me mikser përzieni nga 40 gr banane dhe ananasi, 100 ml lëng mandarine, lëngun e një limoni, pakëz shurup nga panja, pakëz vanilje dhe çaj pemësh të ftohtë.
Vlera ushqyese: 1 g yndyrë,
0.5 g karbohidrate, 151 kcal
Darka: Sallatë nga orizi
Pastroni 50 g oriz. Përzieni 30 ml lëng portokalli, pakëz lëng limoni, 25 g jogurt dhe 50 g banane të prerë. Përzieni me orizin e pastruar dhe i hidhni sipër fëstëk.
Vlera ushqyese: 7 g yndyrë, 3 g karbohidrate, 347 kcal
0 comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.