Tuesday, December 3, 2013

Dieta e karotës



Karota është mjaft e pasur në vitamina A, B dhe C, si edhe substanca minerale mjaft të çmuara për organizmin. Konsumimi i shpeshtë i karotave është i nevojshëm, sidomos për ata persona që vuajnë nga lodhja, dobësia dhe stresi.

Kërkimet e fundit kanë treguar se dieta me karotash është mjaft e mirë për të humbur kilet e tepruara.
Dita e parë 
Mëngjesi: një filxhan kafe me qumësht dhe gjashtë biskota.
Paradreke: një gotë lëng karote.
Dreka: 50 gr. oriz me salcë karote dhe një frutë.
Pasdreke: një frutë sipas dëshirës.
Darka: 100 gr, pulë me një domate të madhe.

Dita e dytë 
Mëngjesi: një filxhan kafe me qumësht, 4 feta bukë të thatë, pak marmelatë.
Paradreke: një gotë lëng karote.
Dreka: Një racion peshk, një racion sallate me karotë borzilok dhe pak bukë.
Pasdreke: Një frutë të stinës.
Darka: 70 gr. proshutë dhe një karotë e gjallë e grirë në sallatë me një lugë gjelle vaj dhe limon.
Dita e tretë 
Mëngjesi: një filxhan kafe, një fetë bukë dhe një lugë gjelle marmelatë.
Paradreke: një gotë lëng karote.
Dreka: një racion pure karote, 60 gr, djathë dhe pak bukë.
Pasdreke: një frutë sipas dëshirës.
Darka: 100 gr, peshk, një sallatë e madhe me karotë me pak vaj dhe limon si dhe një frutë sipas dëshirës.

Filled Under:

0 comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.