Saturday, January 18, 2014

Kilogramët shkrihen shpejt me supën magjike



Supën e varfër me kalori preferohet që ta pini në sasi të pakufizuar, në çdo periudhë të ditës 
Dieta e thjeshtë me supën “magjike” apo supën me lakra, për shkak të prakticitetit të saj, dikur ishte shumë e popullarizuar. E përshtatshme për të gjithë, sidomos për njerëzit që nuk kanë shumë kohë të lirë, kjo dietë është e pasur me fibra, vitamina dhe minerale. Si e tillë, ajo e përshpejton metabolizmin, ndihmon në shkrirjen e dhjamërave dhe në pastrimin e trupit nga helmet. Bazë e kësaj diete është supa, për përgatitjen e të cilës nuk duhen shpenzime të shumta.
Ajo mund të zihet në sasi të mëdha dhe mund të qëndrojë disa ditë. Përparësia e kësaj diete është që, gjatë mbajtjes së saj, nuk keni nevojë që të duroni nga uria. Supën e varfër me kalori preferohet që ta pini në sasi të pakufizuar, në çdo periudhë të ditës. Sa më shumë që ta pini, aq më tepër do të dobësoheni, thonë shkencëtarët. Krahas supës, varësisht nga ditët e caktuara, mund të hani pemë, perime, mish pa dhjam, oriz dhe të pini qumësht. Nëse nuk ju pëlqen mishi i lopës, në ditë të caktuara mund të hani gjoks pule pa lëkurë, të përgatitur në skarë, apo mund të hani edhe peshk në skarë. Me rëndësi është që vetëm në disa nga këto ditë të hani mish lope.
Gjatë mbajtjes së kësaj diete, rreptësishtë ndalohet pirja e pijeve alkoolike dhe e pijeve të ëmbla, si dhe nuk lejohet ngrënia e bukës dhe brumërave (duke përfshirë edhe makaronat, spagetat…).
Me rëndësi është që të pini shumë lëngje, të paktën 6-8 gota në ditë, si dhe çaje pa sheqer, apo edhe ndonjë filxhan kafeje të zezë. Nëse i përmbaheni menysë, në javën e parë do të humbni 4,5-7 kg. Nëse humbni më shumë se 7 kile, para se të vazhdoni me dietë, pauzoni disa ditë.
Përbërësit e supës:
6 qepë, një lakër e madhe, një selino i madh, 2 speca të gjelbër, 2-4 karota, 4-5 domate apo 2 konserva domatesh, 1,5 l ujë, 2 paketime supe apo katrorë për supë pule, apo lope, majdanoz, kripë, biber dhe erëza (mëlmesa) bimore sipas dëshirës.
Dita e parë: pini vetëm supë dhe hani pemë.
Mund t’i hani të gjitha pemët, me përjashtim të bananeve.
Mund të pini edhe ujë dhe çaj pa sheqer.
Dita e dytë: pini supë dhe hani perime (të freskëta, të ziera, të konservuara).
Evitoni fasulet, bizelet dhe misrin. Për darkë mund të hani patate të pjekura me lëvore, me pak kripë dhe gjalpë.

Dita e tretë: lejohet që të pini supë dhe të hani të gjitha llojet e perimeve dhe pemëve. Nëse u jeni përmbajtur udhëzimeve, do të duhej të keni humbur 2-3 kile.
Dita e katërt: pini supë dhe qumësht pa yndyrë, hani deri në 3 banane.
Dita e pestë: mund të pini supë në sasi të pakufizuar, si dhe mund të hani mish dhe perime. Mund të hani 300-600 dag mish të zier të lopës dhe 6 domate.
Dita e gjashtë: pini supë, hani mish të zier lope dhe perime, por jo edhe patate.
Dita e shtatë: përveç supës, mund të ushqeheni edhe me oriz integral të zier në ujë, me mëlmesa sipas dëshirës. Hani të gjitha perimet.
Efekti
Qysh në ditët e para të dietës mund të humbni 2-4 kile, kryesisht ujë. Vetëm nëse vazhdoni që t’u përmbaheni rregullave të kësaj diete mund të keni një humbje të qëndrueshme të kileve. Preferohet që, pasi iu keni përmbajtur kësaj diete për shtatë ditë, të pauzoni dy javë dhe të filloni përsëri, natyrisht, nëse doni që të humbni edhe më tepër në peshë.

Filled Under:

0 comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.