Saturday, January 18, 2014

Dietë e shpejtë me qumësht, 3 ditë për të rënë nga pesha



Nëse dëshironi që në shpejtësi të humbni në peshë e të mos humbni shumë kohë (që do të thotë dietë e shkurtër dhe e shpejtë), mund të aplikoni dietë me qumësht.
Efekti i kësaj diete është humbja e dy kilogramëve për tre ditë. Dieta me jogurt është shumë e ngjashme me këtë, por ajo zgjat më tepër, prandaj jemi përcaktuar për një afat më të shkurtër kohor.
Të fillojmë nga pyetja bazë: Çfarë është qumështi?
Qumështi është një prodhim shumë i rëndësishëm dhe i dobishëm për njeriun. Në përbërjen e tij gjenden vitaminat A, B, C, E, kalciumi, si dhe shumë minerale, proteina. Konsumimi i një litre qumësht brenda ditës përmbush nevojat e organizmit me proteina. Prodhimet e qumështit po ashtu ndikojnë mirë në sistemin tretës, prandaj edhe nëse dëshironi të humbni në peshë, do të ishte mirë ta përdorni në njërën apo tjetrën formë – djathë, kos, jogurt. Dieta me qumësht ulë nivelin e kolesterolit në gjak, forcon eshtrat, sistemin nervor, normalizon funksionimin zorrëve dhe përmirëson mikro-florën. Gjithashtu se kjo dietë përmirëson gjendjen e lëkurës e madje ndihmon edhe në largimin e akneve. Këto janë disa nga arsyet pse është kaq popullore. Me përdorimin qumështit dhe prodhimeve të tij, gjatë kësaj diete jo vetëm se do t’i humbni kilogramët shtesë, por trupin tuaj do ta furnizoni me materie të dobishme, me ç’rast do ta përmirësoni shëndetin tuaj.

Dieta me qumësht – menyja
  • Para secilës shujtë, konsumoni një gotë ujë mineralpa gaz.
  • Mëngjesi: 1 gotë jogurt, 1 banane, çaj me mjaltë apo kafe me qumësht, pa sheqer.
  • Dreka: 100 gr qullë tërshëre ose prodhime të drithit (corn flakes) me qumësht, 200 gr djathë, 1 gotë qumësht.
  • Darka: 1 vezë të fërguar, sallatë me tranguj e shoqëruar me jogurt ose djathë të freskët
  • Pas darkës: 1 dardhë, 1 gotë jogurt.
Udhëzime dhe këshilla
Gjatë aplikimit të dietës me qumësht do të duhej t’i zvogëlonit aktivitetet fizike dhe ta ndaloni të merreni me sport (që nuk është edhe ndonjë pauzë e gjatë, pasi që dieta zgjat vetëm tre ditë). Kur të aplikoni këtë dietë, tentoni të pastroheni më shpesh. Kështu mund ta largoni stresin nga ndjenja e urisë, përderisa uji pastron gjithçka nga organizmi, pasi që uji shpëlan organizmin përmes lëkurës.

Filled Under:

0 comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.