Nuk ka errësirë tjetër përveçse paditurisë.
Dashuria lind, jeton dhe vdes në sy.
Kush më vjedh kuletën, me vjedh diçka pa rëndësi. Paratë ishin të miat, u bënë të tijat, kanë qenë skllave edhe të shumë të tjerëve; por, kush më merr nderin, më vjedh diçka që atë vetë nuk e pasuron, por mua më lë me të vërtetë të varfër.
Buzëqesh edhe në rast se buzëqeshja jote është e trishtuar sepse më e trishtuar se një buzëqeshje e trishtuar është trishtimi të mos dish të buzëqeshësh.
Fjalët dhe plagët të tregojnë trim.
Mbarë bota është një skenë, dhe të gjithë njerëzit janë aktorë.
Kur flas pak them shumë.
Për interesat e vehtvetës edhe djalli mund ta citoj Biblën.
Mësues, doja të dija si jetojnë peshqit në det. Si njerzit në tokë: të mëdhenjtë hanë të vegjlit.
Një këshillë se si mund ti ndash dhe si mund të sillesh me njerëzit? Duaji të gjithë; beso vetëm në disa prej tyre; mos i bëj keq asnjërit.
Frikacakët vdesin shumë herë para vdekjes së tyre; trimat e provojnë vdekjen vetëm një herë.
Mos kërkoni hua,mos jepni hua , sepse huaja shpeshherë të bën të humbasësh miqtë.
Atdheu i një njeriu është atje ku ai gjen Lumturin e vet.
Dashuria nuk qëndron në të shikuarit në sy, por në të shikuar në të njëjtin drejtim.
Nëse nuk mban mend se dashuria të ka bërë të bësh budallëkun më të vogël atëherë do të thotë se nuk ke dashuruar kurrë.
Çdo ankth që tani duket vdekjeprurës nuk krahasohet me të humburit ty.
Siç arrijnë larg rrezet e një kandele të vogël, natën, ashtu edhe një vepër e mirë shkëlqen në një botë të plogësht.
Gënjeshtra ka shtatë variante, e vërteta vetëm një.
0 comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.