Monday, January 20, 2014

Çamçakëzi është shkaktar i dhimbjes së kokës tek adoleshentët



IZRAEL - Sipas një studimi të Universitetit të Tel Aviv në Izrael, rreth 87% e adoleshentëve që vuajnë rregullisht nga dhimbja e kokës dhe migrena vjen si pasojë e përtypjes së çamçakëzit.
Dhe për këtë, studiuesit sugjerojnë që adoleshentët duhet të heqin dorë nga ky produkt. Në këtë mënyrë nuk do të kenë dhimbje koke të vazhdueshme.
Në studim morën pjesë 30 persona, ku 26 prej tyre kishin përmirësime të dhimbjes së kokës. “20 prej pacientëve të shëruar, u udhëzuan të përtypnin përsëri çamçakëz dhe të gjithë kishin patur përsëri simptomat e dhimbjes së kokës”, tha udhëheqësi i studimit, dr.Nathan Watember.
Shumica e personave që kishin dhimbje koke ishin përdorues të rregullt të çamçakëzit.

Filled Under:

0 comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.