Monday, January 20, 2014

Armiq të gjumit, tetë ushqimet që s’na lenë të flemë



Ushqimet që na ndihmojnë për të fjetur janë të shumta, duke filluar nga qumështi i nxehtë tek kamomili, etj. Por mirë është të dimë se gjumi nuk duhet shqetësuar me ushqime që nuk janë aspak të përshtatshme për të. Pra më mirë të parandalosh se sa të kurosh.
Ja cilat janë ushqimet që ndikojnë në pagjumësinë:
Kafeja
Është një përbërës që e njohim të gjithë dhe të gjithë e dimë se sa pa gjumë na lë ajo. Më mirë ta shmangim gjatë orëve të pasdites, pasi kafeina qëndron në organizëm për orë të tëra.
Byfteku dhe ushqimet me shumë proteina
Nuk jemi programuar për të tretur ndërsa flemë. Siç dihet, proteinat janë shumë të vështira për t’u tretur. Prandaj më mirë të shmangni një darkë me mish sidomos nëse konsumohet shumë vonë.
Në përgjithësi, çdo ushqim që rit aciditetin në stomak është mirë të shmanget. Në mënyrë të veçantë agrumet. Pra nuk mjafton të mos hash vetëm ushqimet pikante, të yndyrshme dhe darkat e rënda para se të shkoni në shtrat, por edhe disa lloje frutash.
Uji
Uji sigurisht është shumë i mirë dhe duhet pirë me sasi të mëdha. Gjithsesi pirja e ujit para se të shkosh për të fjetur të shtyn të zgjohesh disa herë gjatë natës për të shkuar në tualet.
Çokollata
Edhe pse e dini se duhet të shmangni kafetë dhe çajrat e forta, duhet të dini se kafeina gjendet edhe në të tjera ushqime siç është çokollata. Ndaj hajeni me kujdes.
Ushqimet pikante
Ata që hanë ushqime pikante në darkë manifestojnë vështirësi gjatë natës. Më mirë t’i shmangni nëse dëshironi të flini të qetë.
Ushqimet me shumë yndyrë
Ushqimet me shumë yndyrë bezdisin edhe gjumin. Ato bëjnë që të ndihesh nervoz dhe aspak i qetë, çka vështirëson gjumin.

Filled Under:

0 comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.