Monday, January 20, 2014

Omega-3 kundër sterilitetit



Konsumimi i sasive të mjaftueshme të acideve yndyrore omega-3 mund të ndihmojë në luftën kundër sterilitetit te meshkujt.Sipas studimeve të realizuara kohë më parë, omega-3 të cilat me bollëk gjenden në peshq, kanë efekt edhe në aftësinë riprodhuese të meshkujve.
Specialistët thonë se membrana mbështjellëse e spermatozoideve përbëhet nga acidi dokozaheksanik (DHBA), që është njëri nga acidet yndyrore omega-3 e që është arsyeja se pse këto ndihmojnë në luftën e sterilitetit te meshkujt.
Përveç që kontribuojnë drejtpërdrejt në prodhimin spermatozoideve, acidet omega-3 ndikojnë edhe në një mori problemesh tjera në organizëm, përshirë edhe uljen e gjasave për të zhvilluar sëmundje të zemrës.

Filled Under:

0 comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.