Monday, January 20, 2014

Rrisni flokët tuaj me hithër, efektet kuruese të saj



Me lëngun e hidhrës mund të bëni mrekulli për shëndetin tuaj duke patur efekte positive te personat të sëmurë me reumatizëm, diare etj. Kjo bimë është shumë e pasur me vitaminat A, C dhe K.
Në mjekësinë popullore, ajo është cilësuar mbretëresha e bimëve. Efektet e përdorimit të saj janë të menjëhershme.
Reumatizma, sëmundja e moshës së tretë, kurohet më së miri me hithra.
Për të përgatitur çajin nevojitet një lugë nga bima e tharë dhe e grimcuar. Kjo masë hidhet në një gotë me ujë të nxehtë dhe lihet në qetësi për 15 minuta.
Më pas kullohet dhe pihet 3 herë në ditë nga një gotë. Dhimbjet reumatizmale mund të kurohen edhe duke vënë bimën e freskët në kontakt të drejtpërdrejtë me lëkurën. Vendi i dhimbjes rrihet me bimën e freskët derisa te dallohet një si pullë gjaku.
Raste të tjera që rekomandohen nga mjekësia moderne për kurimin me hithër.
-Efektet stimuluese të hithrës ndihmojnë për prodhimin e qumështit dhe rritjen e energjisë pas lindjes.
-Larja e kokës me ujin e hithrës këshillohet për ata që kanë probleme me rritjen e ngadaltë të flokëve.
-Hithra është forcues natyror i testosteronit, i cili ndihmon ne rritjen e vitalitet tek meshkujt.
-Një efekt të menjëhershëm jep kjo bimë edhe në rastet e diaresë. Përdorimi i çajit të hithrës bën që diareja të kalojë shpejt dhe lehtë

Filled Under:

0 comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.