Thursday, January 2, 2014

7 bibliotekat më të bukura në botë



Ndërtesa me histori apo arkitekturë të bukur moderne gjen kudo, por ndërtesa të tilla marrin një tjetër vlerë kur shërbejnë si biblioteka. Bëhet fjalë për biblioteka që janë kthyer në simbole të qyteteve apo hapësira tërheqëse për turistët.


Ja disa nga bibliotekat më të bukua dhe mbresëlënëse në mbarë botën:
1.     Central Library në Seattle: Uashington, SHBA
librarite (1)
Ndërtimi i saj është një punë mbresëlënëse e artit: me shkëlqim, abstrakte, e hijshme, moderne dhe e pazakontë. Në vitin e saj të parë, më shumë se 2 milionë turistë vizituan bibliotekën, e cila ishte projektuar nga arkitekti holandez Koolhas Rem dhe projektuesi amerikan Xhoshua Ramush. Biblioteka mban ekspozita të ndryshme të artit, takime me autorët dhe ngjarje të tjera. Ajo ofron falas një guide përmes telefonit celular për turistët në grup.
2.     Trinity College Library: Dublin, Irland
librarite (2)
Është biblioteka më e vjetër në Irlandë, e themeluar në 1592 nga Mbretëresha Elizabeth I. Jo vetëm që është mbresëlënëse nga jashtë, por mbahet si një ndër bibliotekat më të mëdha me një sallë. Salla e gjatë përmban 200 mijë libra të vjetër të bibliotekës.
3.      Geisel Library,Universiteti i Kalifornias: San Diego, SHBA
librarite (3)
Në pamjen e parë ngjason me një anije kozmike, por është një ndër libraritë më ndërtesën më moderne në botë. Nëse mendoni se e keni parë diku, padyshim që e ngatërroni me ndërtesën simotër “kështjella mbi borë”, në filmin “Inception” të Leonardo Di Kaprios. Kjo bibliotekë pret darka, fton lexuesit për kokteje, dhe përfshin fjalime të veçanta nga autorët të shquar.
4.     TU Delft Library: Holandë
librarite (4)
Biblioteka në Universitetin e Teknologjisë së Delft është ndërtuar në vitin 1997 dhe ka më shumë se 862 mijë libra, 16 mijë abonime revistash dhe Muzeun e vet. Ngrihet në një formë koni krejt të veçantë që shpon tapetin e barit mbi kodrinë.
5.     Bibloteka Aleksandrina: Aleksandri, Egjipt
librarite (5)
Biblioteka e Aleksandrinës është rigjallërimi i Bibliotekës Mbretërore të Aleksandrisë së lashtë, e cila ishte biblioteka më e madhe dhe më me ndikim në botën greke. Ajo është ndërtuar nga Aleksandri i Madh 2300 vjet më parë. Ajo “rilindi” në vitin 2002 pas 10 viteve planifikim, projektim dhe ndërtim. Me formën e saj rrethore biblioteka duket si një pikturë moderne, ndërkohë që përmban dorëshkrime të vjetra, antike dhe shkencore.
 6.      Bibloteka e qytetit të Shtutgartit, Gjermani
librarite (6)
Për Bibliotekën e Shtutgartit ka pikëpamje të ndryshme: Disa e shohin si një ndërtesë të re dhe inovative, ndërsa të tjerë thonë se ndërtesa nuk përputhet me mjedisin e vet. Ajo përmban një formë lineare “zemre” , e cila shërben si një hapësirë shumëkatëshe takimi, që tërheq gjithashtu rrezet natyrore të diellit.
7.      Biblioteka publike e Singaporit
librarite (7)
E vendosur në zemër të Bishanit , është vlerësuar me disa çmime. E thjeshtë, por njëkohësisht e sofistikuar, ajo është projektuar për të duket si një shtëpi pemë. Disa xhepa me ngjyra ofrojnë hapësira private leximi, ndërkohë që kjo bibliotekë mbetet një vend i përkryer për të mbajtur seminare, lexime dhe workshope.

Filled Under:

0 comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.