Thursday, January 2, 2014

Iraku do të prodhojë Kur’anin më të “gjatë” në botë



Në qytetin Nejf të Irakut, një grup prej katër kaligrafësh po bëjnë përpjekje që të shkruajnë Kur’anin më të “gjatë” në botë.

Katër kaligrafët, gjatë ditës harxhojnë afër 15 orë në shkrimin e “librin e shenjtë më të gjatë të islamit”.
Po ashtu përmes kësaj vepre arti, artistët irakianë duan të futen në Librin e Rekordeve Guinness.
Njëri prej kaligrafëve i përfshirë në këtë projekt, Husein el-Harsan, njoftoi se në përgatitjet e Kur’anit që do të jetë në formë spirale, në konstruksion metalik, me një gjerësi 5.5 metra dhe gjatësi 1 metër, do të përdoren afërsisht 13 mijë m apo gjegjësisht 9 ton letër.
Harsan po ashtu deklaroi se bashkë me kolegët e tij kanë afërsisht një vit që punojnë së bashku dhe deri tani kanë arritur të kryejnë 2/3 e projektit final.
Vite më parë, kaligrafi iranian, Ali Riza Setari, pati shkruar një Kur’an me gjerësi 1.7 metër dhe gjatësi 400 cm, duke zënë vend në librin e rekordeve botërore Guinness si Kur’ani më i gjatë në botë.

Filled Under:

0 comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.