Thursday, January 2, 2014

Supermilioner që në moshën 17-vjeçare



Nick D`Aloisio ka fituar 30 milionë dollarë në moshën 17-vjeçare me anë të programit të shkruar nga vetë ai. Nxënës i një shkolle të mesme në Angli, 17-vjeçari në fjalë ia ka shitur programin e tij të celularëve “Yahoo”-së për shumë miliona dollarë.
Programi i  D‘Alosios njihet me emrin “Summly” dhe bën një përmbledhje të lajmeve të mediave më popullore për përdoruesit e celularëve.
Megjithëse palët refuzojnë të flasin për çmimin e tij, gazeta “Finacial Times” dhe agjencia e lajmeve “Reuters” flasin për një shumë prej 30 milionë dollarësh.
Krahas kësaj bëhet e ditur se D‘Aloisio ka zënë një pozicion të lartë në “Yahoo”.
“Yahoo” tani do të mbyllë programin “Summly” por veçoritë e tij do t’i përdorë në produktet mobile.
Marrëveshja e bërë mes “Yahoo”-së dhe D’Aloisios e ka bërë atë një nga të pasurit më të rinj në botë. Por meqë është akoma minoren kompaninë e drejton nëna e tij.
“Më pëlqejnë këpucët. Ma merr mendja se do të blej një pale këpucë të reja. Por tani për tani dua të mbledh para dhe t’i investoj në bankë”, u shpreh D’Aloisio për gazetën “London Evening Standard”.
Si e shkroi një program të tillë?
I riu me prejardhje nga Australia pohon se një mendim i tillë i ka lindur ndërsa mësonte për provimin e historisë.
Duke pohuar se shikimi i rezultateve të kërkimit në “Google” të ha shumë kohë, D’Aloisio me ndihmën e një metode “kërkimi natyral” kishte gjetur mënyrën e vendosjes së lajmeve në ekranin e një telefoni të vetëm, përmbledhjen në 400 karaktere.
Sipas lajmit të publikuar në “Financial Times” thuhet se D’Aloisio nuk ka marrë ndihmë nga askush, e ka zhvilluar krejtësisht vetëm.
Që në moshën 9 vjeçare ka mësuar të shkruajë programe animacioni.

Filled Under:

0 comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.