Të gjithë i dimë vetitë kurative të boronicës.Studimet e shumta kanë vërtetuar se boronica ndihmon në përmirësimin e të parit, pastrimin e arterieve, forcimin e enëve të gjakut, shtimin e kujtesës, ndalimin e infeksioneve të kanaleve urinare, në ruajtjen e kujtesës dhe forcës fizike si dhe në kontrollin e peshës trupore. Sipas neuroshkencëtarit nga Tufts University, James Joseph, kur është fjala për mbrojtje të trurit nuk ka asgjë që mund ta bëjë më mirë efektin se boronica.
Në një artikull tjetër të publikuar në "Wall Street Journal" thuhet se boronica ishte më e fuqishmja në efektin e kthimit të humbjes së kujtesës në një studim të kryer tek konsumuesit e moshuar, të cilët silleshin si të rinjtë kur ushqeheshin me disa lloje frutash. Sipas Institutit Amerikan për Hulumtime të Kancerit, thuhet se boronica është njëri nga burimet më të mira të antioksiduesve, substanca të cilat mund të ngadalësojnë procesin e plakjes dhe zvogëlojnë dëmin qelizor që mund të çojnë drejt kancerit.
Boronica është e pasur me vitaminën C, pastaj është burim i shkëlqyeshëm i sheqerit, proteinave dhe materieve minerale si kalium, natrium, mangan, krom, hekur, bakër.
Në mjekësinë popullore boronica përdoret për rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak, si dhe në shërimin e infeksioneve urinare. Sipas ekspertëve, ajo që është me shumë rëndësi, boronica ndihmon edhe në përmirësimin e shikimit, duke e përmirësuar qarkullimin e gjakut nëpër vena, si dhe duke e përmirësuar gjendjen e kapilarëve.
0 comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.