Sunday, December 1, 2013

Ushqimet që luftojnë gripin



Fale disa ushqimeve mund t’i shpëtojmë gripit. Ja se cilat janë ato:
Hudhra
Përveçse përforcon sistemin imunitar, hudhra është edhe antibakteriale e antivirale. Ajo ndihmon trupin të prodhojë rruaza të bardha dhe antitrupa që luftojnë infeksionin. E shoqëruar me te tjera produkte pikante si specat djegës, mustarda apo rrepat mund të luftojë mykun.
Peshku
Salmoni i egër, sardelet dhe skumbri përmbajnë vitaminë D dhe omega 3. Këta lloje ndihmojnë për të larguar inflamacionin dhe mbrojnë organizmin nga bakteret apo viruset. Shoqërojini me pak limon sepse ne këtë mënyrë do ju shtohet edhe vitamina C, që lufton infeksionet.
Patatja e ëmbël
Patatja e ëmbël është e pasur me betakaroten, që më pas shndërrohet në vitaminë A. Kjo e fundit favorizon rigjallërimin e shpejtë të qelizave pulmonare dhe atyre që luftojnë infeksionet.
Kërpudhat shiitake
Këto janë kërpudha të veçanta, që falë përmbajtjes së AHCC-se e mbrojnë organizmin tonë nga viruset dhe gripi. Përbërja e tyre është e njëjtë me mishin, ndërsa shija është delikate sidomos kur përdoret nëpër salca te ndryshme apo supa. 

Filled Under:

0 comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.