Në botë harxhohen me miliarda dollarë në produkte për humbje në peshë. Por, ekziston edhe një mënyrë më e mirë dhe më e lirë për humbjen e kileve të padëshiruara.
Një studim i ri tregon se disa produkte ushqimore, që gjenden në çdo dyqan, mund të na ndihmojnë në këtë drejtim. Bëhet fjalë për ushqime që e përmirësojnë metabolizmin dhe janë një ndihmë në heqjen e kileve të tepërta.
Kur herën tjetër të shkoni për të blerë gjësende ushqimore, merreni me vete listën e re të gjësendeve ushqimore.
1. Vezët
Në vend të bukës dhe produkteve nga brumi, në mëngjes është më mirë të hani vezë. Ky ushqim përmban shumë proteina dhe ndihmon që, për një kohë të gjatë, të mos ndiejmë uri. Një studim ka zbuluar se njerëzit me mbipeshë që kishin ngrënë vezë, për 36 orët e ardhshme hanin më pak ushqim, krahasuar me ata që kishin ngrënë ushqime të tjera. Studime të shumta kanë treguar se proteinat e vezëve ndikojnë mirë në nivelin e sheqerit në gjak dhe zvogëlojnë dëshirën për ushqime të ëmbla.
2. Bishtajat
Janë të paktë ata njerëz që kanë dëgjuar për kolecistokininën, por ky është njëri nga miqtë më të mirë në luftën kundër kileve të tepërta. Ky hormon tretës e zvogëlon apetitin në mënyrë të natyrshme. Shkencëtarët thonë se bishtajat kanë sasi të madhe të tij. Kjo vërtetohet edhe me studime të ndryshme, me ç’rast është vërejtur se te njerëzit që rregullisht ishin ushqyer me bishtaja, ishte vërejtur rritja e nivelit të këtij hormoni.
Ka edhe të dhëna se bishtajat e mbajnë në nivel të dëshiruar sheqerin në gjak, gjë që d.m.th. se për një kohë më të gjatë qëndron ndjenja e ngopjes. Përpos kësaj, bishtajat zvogëlojnë edhe nivelin e kolesterolit në gjak. Përkujdesuni që bishtajat të gjenden rregullisht edhe në menynë tuaj.
3. Dardhat
Kjo pemë është e pasur me fibra, gjë që d.m.th. se është e shëndetshme, por edhe se krijon ndjenjë të qëndrueshme të ngopjes. Dardhat përmbajnë edhe pektinë, që e zvogëlon nivelin e sheqerit në gjak, duke ndikuar kështu në zvogëlimin e apetitit. Kjo vërtetohet edhe nga një studim brazilian, me ç’rast është parë se gratë që kishin ngrënë më shumë dardha, kishin humbur më shumë në peshë.
4. Kanella
Kur nga mesi i ditës dobësoheni dhe ju kap dëshira për ëmbëlsira, merrni bukë integrale të thekur dhe vendosni kanellë mbi të. Shkencëtarët amerikanë kanë zbuluar se sasitë e vogla të kanellës mund ta rregullojnë sasinë e insulinës në gjak, duke e kontrolluar kështu edhe ndjenjën e urisë. Një studim tjetër ka treguar se ¼ e lugës së çajit kanellë mund ta zvogëlojë nivelin e sheqerit në gjak, si edhe të kolesterolit. Kanella lejohet në sasi të vogla.
5. Uthulla
Është një produkt i shkëlqyeshëm që ngop. Një studim suedez ka treguar se njerëzit që hanë bukë të njomur në uthull, rrinë të ngopur për një kohë të gjatë dhe nuk kanë nevojë për shujta të shpeshta. Shkaku i këtij veprimi është thartira acetate, e cila ngadalëson kalimin e ushqimit nëpër lukth, duke krijuar ndjenjën e ngopjes. Uthulla është një përbërës mjaft i vjetër ushqimor që ka dobi të shumëfishta.
0 comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.