Më shumë se 20% e foshnjave janë të shkurtër për moshën para se ata të mbushin 6 muaj, fenomen ky që konsiderohet mjaft shqetësues.
Studimi Demografik Shëndetësor tregoi se 19% e fëmijëve nën 5 vjeç ishin të shkurtër për moshën dhe 11% ishin shumë të shkurtër.
Sipas studimit, edhe pse gjendja e ushqyerjes së fëmijëve ka ardhur duke u përmirësuar, që nga viti 2005, kur 22.3% e fëmijëve nën 5 vjeç ishin të shkurtër për moshën, ka qenë graduale dhe me ndryshime të mëdha.
Kështu nga të dhënët e studimit, në rajonet malore në veri të vendit 28% e fëmijëve nën 5 vjeç ishin të shkurtër për moshën, si dhe 27 % e fëmijëve në familjet me të ardhura më të pakta.
Ndërkohë, të qënurit nën peshë për moshën, që reflekton kequshqyerjen akute, prek 9% të fëmijëve nën 5 vjeç, ndërsa 6 % e fëmijëve të kësaj moshe ishin shumë nën peshë për moshën.
Ky fenomen u konstatua më shumë tek fëmijët nën 6 muaj, 27 %, dhe më e lartë në Tiranën urbane, 13%, sesa në zonat rurale, 8%.
Kequshqyerja ka një ndikim negativ tek fëmijët, por dhe në popullatën në tërësi.
Fëmijët e kequshqyer para ditëlindjes së tyre të dytë mund të vuajnë dëmtime të përhershme fizike, ose mendore, që prekin të ardhmen e tyre në shumë mënyra.
0 comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.