Dimri do të jetë i gjatë dhe i ftohtë. Sipas meteorologëve, ky mund të jetë dimri më i ftohtë në 100 vitet e fundit .
Dominik Jung, meteorolog gjerman, thotë se dimri do të jetë jashtëzakonisht i fortë. Dhjetori dhe janari në Ballkan do të jenë shumë të ftohtë, ndërsa shkurti pak më i ngrohtë .
Jung thotë se është e mundur që temperaturat e përditshme të jenë minus 10 e natën deri në minus 25 - me shumë borë dhe stuhi dëbore, sidomos në janar.
Organizatat ndërkombëtare meteorologjike pretendojnë se më 1 dhjetor do të jetë një valë e ftohtë, që do të sjellë borë dhe temperatura të ulëta.
Edhe instituti meteorologjik i Norvegjisë, që është një nga më të njohurit në botë, pretendon se në ditët në vazhdim temperaturat në Ballkan do të jenë deri në minus 10 gradë celsius.
0 comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.