Një analizë e re e hulumtimit të mëparshëm konstaton se përdorimi i vitaminës D dhe niveli i lartë i formës aktive të vitaminës ndihmon në zvogëlimin e rrezikut të kancerit të zorrës së trashë dhe kancerit të rektumit.
Në 18 studime në të cilat janë përfshirë më shumë se 10.000 njerëz, rreziku i kancerit të zorrës së trashë ishte më shumë se 33% më i ulët në nivelin më të lartë të përdorimit të vitaminës D, në krahasim me nivelin më të ulët të përdorimit të vitaminës D, – raportojnë studiuesit në Zhurnalin e Klinikës Onkologjike (SHBA). Personat të cilët kanë përdorur më shumë Vitaminë D përmes ushqimit dhe shtesave të tjera, 12 për qind janë në rrezik më të ulët se personat që nuk e kanë përdorur sasinë e duhur të Vitaminës D.
Vitamina D më parë është përdorur për mbrojtjen nga kanceret e ndryshme, nga sëmundja e zemrës, diabeti dhe astma. Si mund të ushtrojë vitamina D një efekt të dobishëm, ende nuk është kuptuar plotësisht.
Deri në 58 për qind e të rriturve amerikanë dhe adoleshentë mund të kenë mungesë të vitaminës D, e cila është ‘një problem i rëndësishëm shëndetësor në botën industriale. Ndërkohë që ka mekanizma të besueshëm biologjikisht, nëpërmjet të të cilëve thuhet se niveli i ulët i vitaminës D mund të rrisë nivelin e rrezikut të kancerit të zorrës së trashë, thonë hulumtuesit, përderisa studimet deri më tani kanë pasur rezultate të përziera.
0 comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.