Wednesday, January 8, 2014

Kivi ju ndihmon kundër gripit



Kivi e ka prejardhjen nga Kina jugore, ku ka dhe statusin e pemës kombëtare. Në të gjithë botën ka nam të mirë, përkatësisht se ka më shumë vitaminë C në krahasim me frutat e tjera, gjë që e bën të konsumohet shumë në ditët e ftohta.
Në periudhën kur zmadhohen rastet me rrufë kivi është shumë e rëndësishme në ushqim. Duhet të konsumohen shumë lëngje dhe menyja të pasurohet me fruta.
Kivi futet në grupin e frutave më të shëndetshme. Ajo përmban vitaminë A, B dhe E, si edhe proteina, kalcium, magnez dhe hekur. Është plot me antioksidues të cilët e neutralizojnë veprimtarinë e radikaleve të lira dhe janë burim ideal i energjisë.
Ky frut është parandalim i mirë për infeksionet, e stimulon punën e muskujve, sidomos të zemrës. Në krahasim me limonin i cili ka 49 miligram vitaminë C, kivi ka dy deri në tri herë më shumë në njëqind gram frut.
Kivi u rekomandohet nënave të ardhshme, sepse vitaminat e grupi B që janë në përbërjen e këtij fruti, ndihmojnë në zhvillimin e mirë të embrionit. Duhet të hahet e freskët dhe një frut mjafton që të kënaqet nevoja ditore e organizmit për vitaminë C. 
Kivi përziejeni mollë dhe do të merrni një pije të shijshme dhe të shëndetshme, që do tju freskojë, sepse kombinimi i këtyre dy frutave ndihmon në luftën kundër rrufës dhe përmirëson imunitetin. Kivi ka vlerë të vogël kalorike, prandaj është e mirë dhe për ruajtjen e peshës.

Filled Under:

0 comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.