Sunday, January 19, 2014

Disa faktore qe shkaktojne prishjen e dhembeve



Gjeneza – ёshtё faktori mё kryesor qё ndikon nё prishjen e dhёmbёve na ёshtё e njohur qё nёqoftёse njё familje ёshtё e atakuar mё tepёr nga kariesi ka mundёsi qё edhe antarёt , pasardhёs tё trashёgojn tё njejtёn shёmundje.
Gjinia -nё bazё tё tё dhёnave nga shoqata e stomatologёve ,dhёmbёt te gjinia femrore janё mё tё atakuar se tek meshkujt.Mendohet se arsyeja kryesore ёshtё nё ndryshimet hormonale.
Mosha -prishja e dhёmbёve ёshtё mё shumё sёmundje e tё rinjёve , ajo tek me  te moshuarit zvogёlohet, qё nёnkupton se tek tё moshuarit ёshtё mё pak ёshtё e pranishme.Mosha prej 12-20 vjece konsiderohet si periudhё me mё shumё karies ku gjatё kёsaj periudhe prishen mё tepёr dhёmbё ,por dhe nё shumicёn e rasteve
ndodhё edhe tё nxirret dhёmbi.
Raca – humultimet tregojn proporcionalitet nё mes racave ku edhe pse raca e bardhё ka pёrqindje tё dhёmbёve me tё atakuar nga ajo e zezё,prap se prap vlerat janё gati se tё pёrafёrme.
Hormonet dhe vitaminat – çdo crregullim hormonal i manifestuar nё formё tё hiperfunksionit apo hipofunksionit tё hipofizёs, tiroidёs, paratiroidё shkakton paraqitjen e kariesit me pёrqindje tё madhe. Hipofunksioni i paratiroidёs shkaton hipokalcemin ndёrsa hipovitaminoza e vitaminave A,D dhe C sjell gjerё ne prishjen e dhёmbёve.
Klima -varёsisht nga hapsira gjeografike edhe paraqitja e kariesit ndryshon.Nё vendet me klimё subtropikale pёrreth ekuadorit ,ka mё pak karies por mё tepёr paradontopati nё krahasim me vendet me klimё kontinentale. Po ashtu nё vendet ku ndotja e ambientit ёshtё mё e madhe,jonizimet e ndryshme dhe faktorё tё tjerё janё
shkaktar indirekt tё rritjes sё prevalencёs sё kariesit.
Sëmundjet kronike- tё sёmurit qё lёngojnё nga sёmundjet kronike kanё njё prevalence mё tё madhe tё kariesit.Tek tё sёmurit prej infractus miocardi, diabetes mellitus, ulcus duadeni si dhe medikamentet qё keto i konsumojnё pёr shёrimin e tё
njejtave sёmundjeve nga ana tjetёr ndikojnё dhe kanё efekte negative poashtu edhe tek dhёmbёt.
Ushqimi – marrja e ushqimit tё pasur me proteina,lipide,hidrate tё
karbonit,minerale,vitamine si dhe oligoelementet ndikojnё nё zhvillimin adekuat tё aparatit dental.Po ashtu uji i pijshёm,qumёshti qё fluorizohen nё mёnyrё indirekte bёjnё mbrojtjen e dhёmbёve prej kariesit.

Filled Under:

0 comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.