Saturday, January 11, 2014

Ushqimi i pasur me hekur forcon flokët



Mungesa e hekurit në organizëm mund të nxitë ose të shpejtojë rënien e flokëve, tregojnë studimet franceze. Rezultatet e studimeve kanë treguar se te 60 për qind e personave me rënie të flokëve, të cilët ishin përfshirë në studim, niveli i hekurit në gjak ishte nën vlerat minimale.
Një në katër gra të përfshira në hulumtim kishte vlerë nën 15 mikrogramë dhe çdo e dyta  nën 40 mikrogramë hekur në një decilitër gjak. Vlerat e hekurit për gratë këshillohet të jenë nga 50 deri 170 mg., si dhe nga 65 deri 176 mg. në një decilitër gjak te burrat.
Për të konsumuar hekur në sasi të mjaftueshme, në ushqimin tuaj duhet të përfshini sasi të mjaftueshme të mishit të kuq, mëlçi, frutat arrore dhe fasule. Nëse nuk merrni mjaftueshëm këto ushqime, ju duhet të përdorni tableta me përbërje hekuri.

Filled Under:

0 comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.