Hulumtimet e reja tregojnë që të bardhët e vezës e ulë tensionin e gjakut në mënyrë po aq efikase sa edhe ilaçet.
Substanca kyç e gjetur në të bardhët e vezës quhet RVPSL dhe është ilaç i shkëlqyeshëm për tensionin e lartë të gjakut.
“Kemi dëshmi laboratorike që substanca në të bardhët e vezës, peptidi, redukton tensionin e gjakut njëlloj mirë si edhe doza e lehtë e captoprilit, ilaçit për tensionin e lartë të gjakut”, tha dr. Zhipeng Yu, udhëheqës i hulumtimit në Universitetin kinez Jilin.
Yu me kolegët ka studiuar peptidin RVPSL të gjetur në proteinë. RVPSL ka aftësi të fortë të pengimit ose bllokimit të punës së ACE, substancës e cila ngrit tensionin e gjakut. Eksperimentet kanë treguar se si RVPSL nuk është toksik dhe në mënyrë efikase ul tensionin e gjakut.
Rezultatet janë prezantuar në takimin nacional dhe prononcimin e Shoqatës amerikane të kimistëve (ACS) në New Orleans.
Yu konsideron që peptidet në të bardhët e vezës, të konsumuara në ve ose si suplement, mund të jenë njëlloj të dobishme si shtesë e ilaçeve për rregullimin e tensionit të gjakut.
Ilaçet ulin tensionin e gjakut ashtu që pengojnë apo ndalin hormonin angiotensin në ngushtimin e enëve të gjakut. Hulumtuesit kanë zbuluar që vezët kur vijnë në kontakt me enzimat e barkut prodhojnë proteinën e cila vepron në mënyrë të njëjtë.
0 comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.