Wednesday, January 22, 2014

Mishi i peshkut zvogëlon rrezikun nga kanceri i gjirit!



Mishi i peshkut zvogëlon rrezikun nga kanceri i gjirit!
Femrat që hanë mish peshku të yndyrshëm dy herë në javë janë më të mbrojtura nga kanceri i gjirit, sesa ato që s’e kanë këtë shprehi, thonë shkencëtarët.
Studimi i madh i hulumtimeve të mëparshme tregoi se dy shujta mish peshku në javë ulin rrezikun nga kanceri i gjirit për 14%.
Mishi i peshkut është i pasur me acide yndyrore omega 3, që janë kyçe për zhvillimin e trurit dhe uljen e ndezjes së sistemit kardiovaskular dhe nervor dhe qelizave të tjera. Ekipi i studiuesve nga Kina mati sasinë e konsumuar të acideve omega 3 dhe analizat e gjakut të pjesëmarrëseve në 26 studime të kryera në SHBA, Evropë dhe Azi, ku morën pjesën 800.000 femra.
Rreziku nga kanceri i gjirit ishte më i ulët në mesin e popullatës aziatike, sigurisht pasi aty konsumimi i mishit të peshkut është më i lartë. Shkencëtarët thonë se kanë “dëshmi të fuqishme” se konsumimi i omega 3 e ul rrezikun nga kanceri. Trupi i njeriut nuk mund të prodhojë atë materie kimike, e nga të gjitha burimet e saj në ushqim, mishi i peshkut është më i pasuri. Peshqit që janë më të pasur me omega 3 janë: toni, arragosta, bakalaro, harenga, sardelet dhe saraga.

Filled Under:

0 comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.