Pastrimi i veshkave është i domosdoshëm për mirëmbajtjen e shëndetit. Kjo për shkak se për një kohe te gjate veshkat mbledhin toksina, kristale, gurë te vegjël. Qe te mos kemi probleme duhet te behet pastrimi i veshkave, ne te kundërtën do te kemi probleme.
Si behet pastrimi i veshkave
Marrim një grusht me majdanoz te lare e presim ne copëza me te mëdha, vendosim ne ene dhe hidhmi ujë (aq sa te mbulojmë fletët). Pastaj Vendoseni ne shporet te zihen për 10 minuta. Largojeni nga shporeti, lëreni te ftohet (me kapak). Pasi te ftohet kullojeni dhe vendoseni ne frigorifer.
Piheni te ftohte, një here ne dite nga një gote. Mund te bëni edhe çaj me te forte ne mënyrë qe ta leni për 30 minuta te rrije i mbyllur. Menjëherë pas disa ditësh do te vëreni se si urina iu është ndërruar, sepse trupi heq te gjitha helmet e mbledhura ne veshka.
Gjithashtu, duhet te jeni te kujdesshëm ne pirje, nëse dyshoni qe ne veshka keni gurë. Ky çaj prej majdanozit do t’i ‘shtyj’ dhe për këtë ndoshta do te keni nevoje te vizitoni mjekun. Karshi çajit te majdanozit, mos harroni qe te pini me shume ujë gjate ditës ne mënyrë qe veshkat te punojnë me mire.
Përveç majdanozit, pastrues te mire te veshkave janë edhe mollët, limoni, shalqiri, ndërsa për vaj te ullirit thuhet qe ndihmon ne qitje te gurëve.
Edhe pse ky lëng është krejtësisht natyral, gjithsesi duhet ti shmangeni ne shtatzëni dhe konsultohuni me mjekun para se te vendosni ta përdorni. Ky çaj rekomandohet te pihet dy here ne muaj si detoks i rregullt i trupit. Gjithashtu, është i shkëlqyeshëm për lehtësim te dhimbjeve menstruale.
0 comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.