Thursday, December 5, 2013

Si të humbni deri në tre kilogram për dy ditë



Nëse i përcillni rregullat që janë të shkruara më poshtë mund të humbni dy deri tri kile. Mëngjesin, drekën dhe darkën që ua propozojmë duhet t’i hani dhe vlejnë për dy ditë nga dieta.

Por, e para, mbajeni mend, kurrsesi në këto dy ditë mos përdorni: kripë, erëza, sheqer, pije të gazuara, duhet t’i hani ushqimet vijuese dhe pijet që ta realizoni dietën:
Mëngjes
* 1 vezë të zier
* 1 kafe apo çaj – i zi, pa sheqer
Dreka
* 2 vezë të ziera
* 1 filxhan kafe apo çaj – i zi, pa sheqer
Darkë
* 400 gramë mish lope, e pjekur pa vaj. Shërbehet në një fletë të sallatës jeshile pa erëza
* 1 filxhan kafe apo çaj – i zi, pa sheqer
Duhet të pini nga një gotë ujë kur të zgjoheni nga gjumi, përkatësisht para se të hani mëngjes, një para drekës, një pas drekës dhe një para darkës, një gotë ujë një apo dy orë pas darkës dhe në fund një para se të flini.
Nëse kjo dietë ka sukses, mund ta përsëritni pas një muaji, nëse e praktikoni në mënyrë konstante mund të ndikojë negativisht në shëndetin tuaj.

Filled Under:

0 comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.