Panxhari, siç njihet ndryshe, përmban nivel të lart të nitrateve, madje 20 herë më shumë se çdo perime tjetër. Hulumtimet e fundit kanë zbuluar që nitratet të cilat i përmban panxhari ulin tensionin e gjakut. Sipas shkencëtarëve, kjo redukton shkallën e vdekshmërisë nga sëmundjet kardiovaskulare për 10 për qind.
Një studim tjetër i kryer nga shkencëtarët amerikanë ka treguar se si nitratet po ashtu rrisin qëndrueshmërinë e organizmit. Testi ka treguar se si të rriturit që pinë 500 ml të këtij lëngu në ditë mund të ushtrojnë 16 për qind më gjatë se ata që nuk kanë konsumuar lëngun e panxharit të kuq.
Rrepa e kuqe ngadalëson edhe zhvillimin e demencës. Hulumtimi i kryera vite më parë, kanë treguar se përbërësit e rrepës luftojnë sëmundjet e lidhura me kujtesën.
Kjo bimë, e cila preferohet të përfshihet në dietën e përditshme qoftë në formë sallate, lëngu ose në gjellëza, po ashtu është i mirë për rregullimin e sistemit tretës. Përbërësit që i përmban kjo perime ngadalësojnë zhvillimin e tumorit në prostatë dhe gji për 12,5 për qind.
0 comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.