Friday, December 6, 2013

Pijet e nxehta per dite te ftohta



Për një mbrëmje dimri dhe për një çift, ajo natë do të mbetet e paharruar, andaj gjatë bisedës suaj ju propozojmë pije jashtëzakonisht të shijshme dhe të ngrohta. Është mjaft lehtë të përgatiten, por shija e ëmbël është vështirë të harrohet.
Për përgatitjen e verës së zier nevojiten:
5 dl verë e zezë shumë e fortë dhe gjysmë e vakët, 3 dl ujë ,3 lugë sheqer, 1/2kanellë,  limon, 2 kokrra piper.
Përgatitja:
Përziejeni verën dhe ujin, shtoni sheqerin dhe vërini në një zjarr jo të madh dhe i përzieni derisa të shkrihet sheqeri. Menjëherë shtoni të gjithë artikujt e fituar, limonin e pastroni mirë, e ndani në disa pjesë dhe e lini të zihet së bashku me verën. Keni kujdes verën. Le të qëndrojë në zjarr për disa minuta. Para shërbimit, verën e hidhni në gota prej qelqi.
Për përgatitjen e çokollatës së nxehtë nevojiten:
200 ml krem të ëmbël, 200 ml qumësht, 50 g qumësht me çokollatë ,50 g çokollatë me lajthi të bluar, 25 g puding të çokollatës.
Përgatitja:
Përziejeni qumështin dhe kremin dhe i vëni të ngrohen. Largoni nga zjarri dhe i përzieni pudingun të cilin më herët e keni përzier me pak qumësht të ftohtë. Shtoni çokollatën dhe përsëri e zieni derisa të trashet, gjithmonë duke e përzier. Kur e tëra të jetë shkrirë, e largoni nga zjarri, përziejeni me çokollatë dhe e hidheni në gotë. Nëse dëshironi që pija të jetë pakëz më e hollë, atëherë shtoni më shumë qumësht. Mund t’i shtoni edhe aromat, si: vanilje, lajthi, portokall, kanellë, e më popullarizuari është  ‘beilis’
Për përgatitjen e punshit nga çaji nevojiten:
1 litër çaj i nxehtë rusi, 200 g sheqer, 3 dl rum dhe limon.
Përgatitja:
Zini çaj të fortë dhe hidhni sheqer. Në gota më të mëdha hidhni rum dhe e përzieni me çaj të nxehtë. E përzieni mirë dhe e shërbeni. Sipas shijes suaj, në punsh mund të shtoni edhe lëng prej limoni.
Për përgatitjen e kafes irlandeze nevojiten:
1 gotë uiski, 2 lugë me përmbajtje karameleje, sheqer, krem dhe kafe.
Përgatitja:
Vëni sheqerin që të marrë aromën prej karameleje dhe hidhni disa gota ujë. Kur të fitohet një ngjyrë e këndshme, në gotën në të cilën paraprakisht keni hedhur uiskin, hidhni sheqer. Më pa

Filled Under:

0 comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.