Wednesday, December 4, 2013

Një person me kufje në vesh goditet nga treni dhe vazhdon të ecë



Një person u godit nga treni në Kansas te SHBA-ës derisa ai ishte duke ecur mbi hekurudhë. 25 vjeçari  Kristopher Wenberg derisa ishte duke ecur mbi hekurudhë me kufje në vesh u godit nga treni dhe menjëherë pas aksidentit ai u ngrit në këmbë dhe vazhdoi që të ecë.
Ai gjersa kishte kufjet në vesh dhe ecte në hekurudhë nuk e kishte dëgjuar as trenin e as borinë e trenit i cili i vinte nga pas ku vozitësi e bëri të pamundurën që ta zvogëlojë shpejtësinë sa më shumë që është e mundur. Menjëherë pas goditjes Wenberg kishte një telefonat të cilës ju përgjigje normalisht.
Pas vizitës mjekësore e cila iu bë, ai u pa se kishte pak dëmtim në krah që në fakt nuk është se është ndonjë dëmtim i madh. Mirëpo problemi i që tani u paraqit për Kristopher Wenberg është ekzistimi i një ligji i cili ecjen nëpër hekurudhë e klasifikon si të paligjshme dhe ai mund të dënohet për shkelje penale.
Autoritet bëjnë thirrje që të jeni shumë të kujdesshëm gjersa ecni me kufje në veshe.

Filled Under:

0 comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.