Jogurti shpejt dhe lehtë shkrin shtresat e dhjamit, meqë përmban kalcium, prandaj është pije e preferuar në dieta.
Dita pare – Mengjesi
Jogurt pemësh me flluska – një gotë jogurti pemësh (125 g) me 1,5% të yndyrës së qumështit qiteni në një enë dhe shtoni pak lëng limoni. Një lugë të flluskave të tërshërës fërgoni në tigan të thatë dhe hidhni në jogurt.
Vlera energjetike: 204 kalori
Dreka
Perime me oriz – 100 g lakër dhe 100 g karotë grini në katrorë. Në vajin e ullirit fërgoni perimet me 50 g luspa të sojës. Shtoni 75 g oriz të zier dhe fërgoni me perime për rreth 3 minuta. Qitni kripë dhe biber. Si desert mund të hani 50 g jogurt nga qumështi me pak yndyrë, me një lugë të kokosit pluhur.
Vlera energjetike: 341 kalori
Darka
Sallata me proshutë dhe karota – Grini 250 g karota. Nga një mollë largoni farat dhe grijeni atë në katrorë, grini 50 g proshutë lope dhe fërgojeni. Përzieni të gjitha me 100 g jogurt të qumështit pa yndyrë dhe me dy lugë të lëngut të limonit. Shtoni kripë dhe biber.
Vlera energjetike: 297 kalori
Dita e Dyte – Mengjesi
Kafjalli
Sallatë me kastravecë – 150 g jogurti të qumështit me pak yndyrë i hidhni kripë dhe biber. Grini kastravecët dhe përzieni ata me jogurt. Shtoni një thelb të shtypur hudhre. Sallatën hajeni me bukë të zezë.
Vlera energjetike: 200 kalori
Dreka
Biftek gjeldeti - 125 g bifteku të gjeldetit qitni kripë dhe biber në të dyja anët dhe lyeni me vaj. Grini 200 g kërpudha shampionë, një domate dhe një spec të madh të gjelbër.Hidhjani keto mishit dhe fërgojeni. Përsëri hidhni kripë dhe biber. Kur mishi të jetë gati, përziejeni me 100 g jogurt dhe shtojeni një thelb hudhre.
Vlera energjetike: 321 kalori
Darka
Sallatë pemësh – Përzieni dy gota jogurt (me nga 100 g) me një lugë sheqeri vaniljeje dhe me 150 g pemë të ngrira mali.
Vlera energjetike: 215 kalori
Dita e trete – Mengjesi
Kafjalli
Krem-djathë me ‘grisini’ integrale – Krem-djathin përziejeni me kanellë dhe me gjysmë jogurti me pak kalori. Shtojeni një mollë të grirë imët. Me këtë hani ‘grisini’ integrale.
Vlera energjetike: 215 kalori
Dreka
Peshk i pjekur – një filete merluci (lloj peshku) prej 150 g duhet t’i qitni kripë, biber dhe ta piqni. Grini gjysmë kastraveci në katrorë. Përzieni 100 g jogurt me një lugë mustardë.Hidhni në jogurt kastravec dhe kopër. Me këtë duhet të hani bukë integrale.
Vlera energjetike: 309 kalori
Darka
Pastë me speca – zieni 100 g pastë (makarona). Grini gjysmë tube majdanozi, gjysmë speci të verdhë dhe të kuq, si dhe një vezë të zier mirë. Tërë këtë shtojeni në pastë. Përzieni me 100 g jogurt, dy lugë biber të kuq jo djegës dhe qiteni mbi pastë.
Vlera energjetike: 331 kalori
0 comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.