Wednesday, December 4, 2013

Çokollata ndihmon në humbjen e peshës!



E konsiderojnë si ‘kënaqësi të gabuar’, mirëpo çokollata ndihmon në humbjen e peshës dhe përmirëson shëndetin, thonë ekspertët pranë Universitetit Victoria në Australi.
Ata e kanë publikuar librin “Dieta me çokollatë: Si ta hani çokollatën dhe të ndjeheni mirë”, në mënyrë që të shuajnë njëherë e përgjithmonë mitet e gabuara rreth çokollatës.
“Kemi dashur t’u tregojmë atyre që nuk mund t’i shmangen asaj që nuk duhet të ndjehen fajtorë derisa e hanë”, ka thënë njëri nga autorët.
Mirëpo, për humbje të peshës dhe disponim të mirë nuk mjafton konsumimi i çfarëdolloj çokollate. Ajo duhet të jetë kualitative, çokollatë e zezë- sa më zezë aq më e mirë. Kuptohet, duhet ta konsumoni në sasi të kufizuar!
“Zgjidhni çokollatën e cila përmban 75 ose 85 për qind kakao. Çokollata e zezë kualitative përmban antioksidues, të cilët e shpejtojnë djegien e yndyrave dhe zvogëlojnë apetitin”, shtojnë autorët.
Sipas tyre, çokollata e zezë kualitative përmban dyfish më shumë antioksidues sesa vera. Kakao, përbërësi kryesor i çokollatës, është i pasur me teobromin, që rrit stimulimin muskulor dhe energjinë, zgjeron enët e gjakut dhe ul shtypjen e gjakut.
Kakao, po ashtu, zvogëlon nivelin e kolesterolit në gjak, ngadalëson goditjen në tru dhe zvogëlon rrezikun për sëmundje kardiovaskulare. Ndërsa substancat kimike të pranishme në të, i ndihmojnë organizmit për disponim të mirë.

Filled Under:

0 comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.