Sunday, December 1, 2013

“Coca-Cola” ndryshon recetën e përbërësve



”Coca-Cola” dhe “Pepsi” do të ndryshojnë recetën e tyre në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi do të ishin të detyruar të vendosnin shënimin: “Konsumimi i kësaj pije shkakton kancer”.
Dy kompanitë nuk kanë vendosur ende nëse do të bëjnë këtë ndryshim edhe në linjat e tyre të prodhimit nëpër botë. Ndonëse nuk ka asnjë studim që të tregojë se këto pije freskuese shkaktojnë tumore, një përbërës në recetë ka rezultuar problematik.
Sipas autoriteteve, përbërësi i quajtur metilimidazol-4, i gjendur në sasi të vogla në pije për të forcuar efektin e ëmbëlsisë, mund të ndikojë në formimin e sëmundjes vdekjeprurëse, sipas disa studimeve ende të paqarta.
Në një deklaratë të publikuar për media, “Coca-Cola” informoi se i ka kërkuar prodhuesit të karamelit për pijet e saj që të ndryshojnë këtë përbërës, diçka që nuk do të paraqesë rritje të kostove apo ndryshim të mënyrës së prodhimit.
Sidoqoftë, kompania ndërkombëtare ofroi në faqen e saj në internet edhe një shpjegim zyrtar, shoqëruar me studime të hollësishme që kundërshtojnë besimin se substance e përfolur shkakton tumore.

Filled Under:

0 comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.