Thursday, November 28, 2013

Si ta përballoni gripin në shtëpi



Shumë trajtime jo mjekësore për të ftohtin, rrufën, gripin apo simptoma të tjera alergjike janë të sigurta dhe të efektshme.

Ja disa që duhet të provoni:
1. Shumë regjim shtrati 
Pluset: Do të shëroheni më shpejt dhe do të mbroni të tjerët nga viruset tuaja.
Minuset: Agjenda juaj do të duhet të ndryshojë dhe do të duhet të mungoni një apo dy ditë në punë.
2. Pini më shumë ujë 
Të mirat: Ruan membranat e mukusit të lagështa dhe ndihmon të kontrolloni kollën. Edhe lëngjet janë OK, por shmanguni pijeve me kafeinë.
Pluset: I lirë dhe i thjeshtë.
Minuset: Do të shpenzoni më shumë kohë në banjë.
3 . Lajini shpesh duart Pluset: Një nga mënyrat më të thjeshta dhe më efektive për të shmangur gripin.
Minuset: Duhet t'i thani duart në dimër. Përdorni losion duarsh për ta kompensuar këtë.
4. Kompresa të ftohta Të mirat: Ndihmon të pakësojë ethet ose t'ju bëjë të ndiheni më mirë.
Pluset: Të jep lehtësim të shpejtë të dhimbjeve.
Minuset: Asnjë.
5. Gargarë me ujë të ngrohtë e kripëTë miratZbut fytin e acaruar.
Pluset: Është një trajtim natyral, që nuk kushton dhe që jep lehtësim të menjëhershëm.
Minuset: Le të themi që nuk është si një ëmbëlsirë që do t'ju shijonte.
6. Hapa (kokrra) për fytin Pluset: Veprimi zbutës jep një lehtësim të përkohshëm të dhimbjes së fytit dhe pakëson intensitetin e kollës. Janë të lira dhe mund të përdoren kudo.
Minuset: Mund të mos ua pëlqeni shijen apo aromën që lëshojnë.
7. Lagështi në ajër Të mirat: Një aparat i specializuar rrit lagështinë në ajër dhe zbut kanalet hundore të irrituara dhe të thata.
Pluset: Ju lehtëson fytin dhe hundën e thatë.
Minuset: Do të duhet të blini një aparat për lagështirën. 

Filled Under:

0 comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.