Thursday, November 28, 2013

Pijet që duhen shmangur, nëse dëshironi të jeni vital



Gjithnjë flitet për ushqimet, të cilat ju shtojnë në peshë, e shpesh harrojmë për pijet, të cilat i konsumojmë përditë.Tashmë dihet se duhet të konsumojmë po aq kalori sa mund të shkrijmë, por shpesh nuk jemi të vetëdijshëm se sa shumë kalori konsumojmë përmes pijeve.
Ju sjellim pijet, të cilat duhet shmangur, po qe se dëshironi të mos shtoni në peshë dhe të keni një linjë vitale.
1. Lëngjet e pemëve
Lëngjet e blera janë të pasura me sheqer, ngase posedojnë ëmbëltues artificialë dhe konservues. Nëse dëshironi t’i konsumoni lëngjet e pemëve, blini vetëm ata që përmbajnë 100 për qind pemë.
2. Limonadat artificiale
Sikurse edhe lëngjet, blerja e limonadave përmban ëmbëltues dhe konservues me ngjyrë artificiale. Më mirë jini ju ata që prodhoni limonadë, e në vend të ëmbëltuesit të përdorni mjaltë.
3. Uji me shije
Ata që nuk pëlqejnë ujin e thjeshtë pa shije kanë mundësi që të zgjedhin ujin me shije të ndryshme. Edhe pse kjo pije përmban mjaft vitamina, po ashtu përmbajnë ëmbëltues artificialë.
4. Lëngjet e gazuara
Pijet e gazuara në mënyrë të drejtpërdrejtë ndërlidhen me mbipeshën. Lëngjet dietale nuk përmbajnë kalori, por nuk kanë kurrfarë vlere nutritive. Nëse gjatë gjithë ditës në vend të çajit dhe ujit konsumoni vetëm lëngje dietale, vetëm do ta dëmtoni shëndetin tuaj. Sipas asociacionit amerikan të dietave, konsumimi i rregullt i lëngjeve dietale mund të sjellë deri te shfaqja e diabetit, lloji 2.
5. Koktejet
Alkooli përmban shumë kalori, e për kokteje kurrë nuk mund të jeni të sigurt se çfarë përmbajnë. Ka kotej që përmban deri në 700 kalori, ndërsa kokteji “margarita” përmban rreth 800 kalori, që është rreth tetë herë më shumë se një gotë rum.
6. Pijet energjike
Shumë pije sportive dhe energjike përmbajnë një përzierje të ëmbëltuesve artificialë, si dhe një numër të madh aditivësh. Pijet energjike përmbajnë shumë kafeinë, sheqer dhe ofrojnë vetëm një rritje afat-shkurtër të energjisë.
7. Alkooli
Konsumimi i rregullt i më shumë se dy pijeve alkoolike shton rrezikun nga mbipesha, probleme të shumta shëndetësore, si dhe ndikon në lajmërimin e kancerit.

Filled Under:

0 comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.