Një burrë amerikan, i cili është arrestuar mbi 1.500 herë gjatë jetës, ka kaluar një tjetër Ditë të Falënderimeve prapa grilave.
Henry Earl ka kaluar mbi 6.000 ditë në burg gjatë jetës së tij, kryesisht si pasojë e dehjes publike dhe sjelljes së çrregullt.
Edhe kësaj radhe dehja ishte arsyeja e arrestimit të 64-vjeçarit që ka edhe nofkën 'James Brown'.
Për herë të parë, ai është arrestuar në korrik të vitit 1970 kur ishte 20 vjeç. Që atëherë, numri i arrestimeve u rrit me shpejtësi, ndërsa gjatë viteve të tetëdhjeta u arrestua 230 herë.
Duke pasur parasysh numrin e madh të arrestimeve, në vitin e fundit gjykatësit kanë filluar të bëhen të ashpër kundrejt tij, ashtu që për çdo arrestim vuan nga dy deri në tre muaj burg (për vepra, për të cilat të tjerët do t’i kalonin vetëm 24 orë prapa grilave).
0 comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.