Friday, January 3, 2014

Të hash peshk: sekreti për jetëgjatësinë



Për të maksimizuar shanset për të jetuar më gjatë, zgjidhja reale është konsumi i peshkut.
Të hash peshk redukton rrezikun e vdekjes, sigurisht që flitet për vdekjet e shkaktuara nga sëmundjet kardiovaskulare.
Një studim i bërë nga Universiteti i Harvardit ka nxjerrë përfundimin se konsumi i rregullt i peshkut zgjat jetën nga reduktimi i rreziqeve të shumta të vdekjes.
2700 individë të shëndetshëm në fillim të studimit, u ndoqën për 16 vjet. Studiuesit zbuluan se njerëzit që hanin peshk jetonin mesatarisht 2.2 vjet më shumë se të tjerët. Kjo është për shkak të pranisë së omega-3 dhe acideve yndyrore që gjenden tek peshku.
Ky studim tregoi se njerëzit që konsumojnë peshk mund të zvogëlojnë me 27% rrezikun e vdekjes edhe ulin me 35% rrezikun e sëmundje kardiovaskulare.

Filled Under:

0 comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.