Shpesh shurupet për qetësimin e kollës përmbajnë mjaltë, por shumë pyeten nëse vetë mjalti mund t’u ndihmojë në këtë drejtim? Përgjigja është po.
Mjalti edhe i vetëm mund të jetë efektiv në qetësimin e kollës. Gjatë një studimi, fëmijëve të moshës dyvjeçare e sipër me infeksione të rrugëve të frymëmarrjes, u janë dhënë nga dy lugë çaji mjaltë (10 mililitër) para gjumit.
Mjalti ka rezultuar se ka reduktuar kollitjen e natës dhe ka përmirësuar gjumin. Në fakt, studimi ka treguar se mjalti ka qenë po aq efektiv në qetësimin e kollës sa edhe disa barna që merren pa recetë.
Megjithatë, për shkak të rrezikut nga botulizmi, kurrë mos i jepni mjaltë një foshnje që nuk ka mbushur një vit.
Edhe një gjë tjetër: kollitja nuk është gjithmonë e keqe. Ajo ndihmon largimin e mukusit (gëlbazës) nga rrugët e frymëmarrjes. Andaj është e rëndësishme të dalloni se çfarë kolle ka fëmija juaj, para se të filloni ta trajtoni.
0 comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.