Friday, January 3, 2014

Ja se sa është i preferuar ushqimi vegjetarian gjatë shtatzanisë?



A duhet të bëhem vegjetariane gjatë shtatzanisë?

Gjatë shtatzanisë asesi nuk guxoni të zgjedhni mënyrën e ushqyerjes së fortë vegjetariane!

Shtatzania është periudhë në të cilën më së shpeshti polemizohet rreth ushqimit të shëndetshëm, për këtë shumë shtatzëna pyesin për mënyrën më të mirë të të ushqyerit dhe nga dëshira për konsumim sa më të shëndetshëm të ushqimit madje mendojnë që të bëhen vegjetariane.
Nuk duhet të keni arsye të veçantë që gjatë shtatzanisë të bëheni vegjetariane, nëse nuk keni qenë para shtatzanisë. Vendimin duhet ta merrni për shkak të prioriteteve dhe besimeve personale. Do të dëshironim t`iu tërheqim vëmendjen që shpesh termi ‘ushqim i shëndetshëm’ ngatërrohet me termin e vegjetarizmit, të dietave të ndryshme dhe ngjashëm.
Vegjetarizmi nuk duhet asesi të jetë arsyetim për dietat rigoroze në të cilat nuk bëjnë pjesë gjërat ushqimore themelore. Për këtë ju këshillojmë që të jeni të kujdesshme! Më së miri është që ti drejtoheni nutricientit i cili do të ju planifikojë menunë tuaj dhe do të ju përcjellë ushqyerjen gjatë nëntë muajve të shtatzanisë.

A mund të vazhdoj me mënyrën vegjetariane të ushqimit edhe gjatë shtatzanisë dhe të lind fëmijë të shëndetshëm?

Keni qenë vegjetariane para shtatzanisë dhe dëshironi që të vazhdoni me të njejtin regjim të ushqimit edhe gjatë shtatzanisë, dhe pyeteni se nëse kjo lloj mënyre e të ushqyerit ndikon pozitivisht në zhvillim të foshnjes suaj? Përgjegjja është po!
Të jeni të sigurta që vegjetarianizmi dhe shtatzania përputhen.
Hulumtimet tregojnë që, gruaja e cila ushqehet me ushqim vegjetarian të planifikuar mirë gjatë shtatzanisë, mund të lind një fëmijë plotësisht të shëndetshëm.
E gjitha çfarë ju duhet është që të hani ushqim të shumëllojshëm dhe të zgjedhni gjërat ushqimore të cilat do të ju sigurojnë sasitë e mjaftueshme ditore, të materieve ushqyese të nevojshme për këtë periudhë të veçantë.

Çfarë lloj ushqimi vegjetarian guxoj të konsumojë dhe çfarë lloj nuk duhet tepruar gjatë shtatzanisë?

Keni vendosur për ushqim vegjetarian dhe tani jeni në dilemë se cili lloj është më i miri për ju?
Egzistojne 4 lloje të ushqyerjes vegjetariane:
Ushqyrja e fortë vegjetariane (që përfshinë vetëm gjërat ushqimore me prejardhje bimore: bimët bishtajore, drithërat, pemët, perimet…)
Laktovegjetariane (krahas gjërave ushqimore me prejardhje bimore, lejohet edhe konsumimi i qumështit dhe i prodhimeve qumështore),
Ovovegjetariane (lejohet konsumimi i gjërave ushqimore me prejardhje bimore dhe vezët) dhe,
Laktoovovegjetariane (në ushqim janë të përfshira: drithërat, pemët, perimet, bimët bishtajore, pemët e arrës, qumështi, prodhimet qumështore dhe vezët).
Gjatë shtatzanisë asesi nuk guxoni të zgjedhni mënyrën e ushqyerjes së fortë vegjetariane! Domethënë, në këtë lloj ushqimi, shtatzëna nuk mund të ha mish, peshk, vezë, dhe as prodhime qumështore. Sipas kësaj, fryti nuk merr mjaft aminoacide të nevojshme, për këtë formimi i trurit nuk zhvillohet në mënyrë të drejtë. Duhet ta keni parasysh që organizmit të fëmijës tuaj do ti mungojnë edhe materiet themelore: hekuri dhe vitamina B12, si dhe vitaminat A, D dhe E. Situata më e rëndë është me vitaminën B12 (sepse nuk gjendet as në perime e as në drithëra).
Situata mund të jetë më e mirë nëse keni vendosur për laktovegjetarinë sepse më lehtë do të vini tek materieret ushqyese të nevojshme, me faktin që konsumoni qumvsht (lakto), prodhime qumvshtore dhe vezv (ovo), në raport me vegjetarizmin e fortë në të cilin shmangen plotësisht gjërat ushqimore me prejardhje shtazore.
Por, ne ju preferojmë që gjatë shtatzanisë të vendosni për mënyrën më pak restriktive të vegjetarizmit – semivegjetarizëm, respektivisht që me anë të “gjërave ushqimore të laktoovovegjetarizmit (gjërave ushqimore me prejardhje bimore, vezët, qumështi dhe prodhimet qumështore) në ushqimin tuaj të përfshini edhe mishin e peshkut dhe pulës.

A mund të mi sigurojë mënyra vegjetariane e të ushqyerit, të gjitha materiet e nevojshme ushqyese?

Nevojat ditore për materie ushqyese (sidomos në vitamina dhe proteina) të organizmit tuaj, por edhe për foshnjen në zhvillim, janë dukshëm të rritura në raport me periudhën para shtatzanisë.
Qelësi i ushqimit të “shëndetshëm” vegjetarian në këtë periudhë, është zgjedhja e përshtatshme në kombinim të gjërave ushqimore të pasura me materie ushqyese, të nevojshme për zhvillim të foshnjes suaj.
Mungesa e gjërave ushqimore me prejardhje shtazore paraqet deficit (mungesë) proteinash, zinku, hekuri, kalciumi dhe vitamina B12, A, D dhe E.
Proteinat (gjegjësisht aminoacidet) paraqesin komponentën vitale e cila bën pjesë në ndërtimin e organeve të frytit (truri, zemra, mëlçia). Për këtë, nëse nuk konsumoni sasi të mjaftueshme të këtij “materiali ndërtues” (sepse fryti nuk posedon rezerva vetanake të proteinave) egziston një rrezik real nga paraqitja e çrregullimeve në zhvillim.
Sa më i shumëllojshëm që të jetë ushqimi i nënës së ardhshme, aq më i vogël është rreziku.
Jo të papërfillshme janë edhe pasojat e deficitit të hekurit (anemia), vitaminës B12 (rreziku nga paraqitja e anemive dhe anomalive neurologjike), acidit folik (dëmtimi fetusit), vitaminës E (që shpie në çrregullimet e procesit metabolik, e gjer tek ndryshimet e funksionimit të sistemit nervor qendror dhe dobësimit të muskujve të shtatzënës).

Cilët artikuj ushqimorë duhet të jenë të pranishëm në menunë vegjetariane të shtatzënës?

Tashmë e dini që gjatë shtatzanisë nevojat për materie ushqyese janë të rritura dukshëm. Nuk duhet ta anashkaloni edhe faktin që ushqimi vegjetarian është i mangët me proteina, vitamina dhe minerale. Për këtë, në menunë tuaj ditore duhet të jenë të pranishme të gjitha gjërat ushqimore të cilat iu sigurojnë këto materie ushqyese esenciale (të rëndësishme) që janë:
Qumështi dhe prodhimet qumështore (djathi, jogurti, kosi,…) janë burimet natyrore më të mira të kalciumit (nevojat gjatë shtatzanisë janë 1.500 mg në ditë), vitaminës B12 dhe proteinave me cilësi të lartë. Gjatë shtatzanisë janë të shpeshta alergjitë në qumështin e lopës. Në këto raste përdorni si zëvendësim qumështin e sojës të pasur me kalcium dhe djathin tofu.
Drithërat dhe prodhimet – grurë, bukë nga farat e drithërave (të zeza, graham, krunde), oriz integral, maja birrës, do ti përmbushin nevojat e organizmit për proteina dhe vitamina kompleks B12.
Peshku dhe frutat e detit do ti rikthejnë organizmit nevojat për proteina, po aq mirë sa edhe mishi. Përveç kësaj, këto gjëra ushqimore janë burim i shkëlqyer i acideve të dobishme yndyrore omega 3. Mos anashkaloni as përdornimin e mishit të pulës dhe vezëve.
- Kur janë në pyetje yndyrërat, përdorni vajin e ullirit, të misrit, të lulediellit apo kungullit (përmbajnë aminoacide të dobishme) ndërsa më pak përdoreni gjalpin dhe margarinën. Mos e injoroni vajin e peshkut si burim i shkëlqyer i provitaminës D (në organizëm, nën ndikim të rrezeve të diellit, shndërrohet në vitamin D).
Perimet – të gjitha kategoritë: me gjethe jeshile, me rrënjë, me kokëza…(burime të hekurit, të proteinave, vitaminës C dhe B kompleks) të freskëta apo të ziera, në sasi të mëdha. Gjithsesi përdorni bishtajoret: sojën, fasulet, bizelet, thjerrëzat, bishtajat.
Pemë të freskëta (mollë, dardha, dredhëza, portokaj, kivi, shalqin dhe pemë të tjera të freskëta), pemë arrash dhe pemë të thata (arra, lajthi, bajame, kumbulla të thata), si dhe lëngje të shtrydhura pemësh të freskëta.
- Kripa – me masë – mos e teproni me përdorim të kripës;
- Lëngjet – çajra bimorë pa sheqer, ujë natyral dhe mineral në sasi të pakufizuara;
- Kafja – jo më shumë se dy kafe në ditë!

A duhet të marr vitamina dhe minerale shtesë?

Shtatzënat laktoovovegjetariane apo semivegjetariane nuk janë të ekspozuara ndaj rrezikut të madh të deficitit nutrient. Mirëpo, si pasojë e zvogëlimit të përdorimit të gjërave ushqimore me prejardhje shtazore, mund të kenë vështirësi për ti kënaqur nevojat për proteina, zink, hekur, kalcium dhe vitaminë B12 dhe D.
Përdorimi i vitaminave dhe mineraleve mund të përmirësojv kombinimin e drejtë të gjërave ushqimore. Për shembull, abosrbimi i hekurit nga gjërat ushqimore bimore mund të rritet me kombinimin e pemëve të citrusit të pasura me vitamin C (ndihmon absorbimin). Megjithatë, këto materie ushqyese duhet ti merrni shtesë në formë preparatesh. Në lidhje me përdorimin e tyre duhet të konsultoheni me mjekun tuaj dhe ti përdorni ato sipas udhëzimeve të përshkruara. Keni parasysh që tabletat e vitaminave nuk mund të zëvendësojnë asnjëherë 

Filled Under:

0 comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.