Friday, January 3, 2014

Helmimi me ushqim të konservuar – masat e kujdesit



Toksina Botulinum mund të gjendet në ushqimin e konservuar dhe të paketuar, ndërsa simptomat e helmimit paraqiten 12 deri në 36 orë pas konsumimit.
Tek i sëmuri paraqitet shikim i errësuar ose shikim i dyfishtë, tharje e gojës, dobësim i muskujve, si edhe marrje. Ky helmim më së shpeshti është i lidhur me konsumimin e produkteve të mishit (sallam, suxhuk) dhe shfaqet në formë të ‘epidemive të vogla shtëpiake’.
Mjekimi i gastroenteritit të pakomplikuar, fillimisht bëhet me terapi zëvendësuese. Qëllimi është që me anë të çajit dhe supës, të kompensohen lëngjet dhe elektrolitet e humbura.
Te fëmijët jepet tretësirë elektrolitesh në gojë, ndërsa vetëm te rastet e rënda humbja e lëngjeve duhet të zëvendësohet me anë të infuzionit. Njerëzit të cilët nuk mund ta pranojnë tretësirën përmes gojës për shkak të mundimit (sidomos fëmijët e vegjël), kanë nevojë për kujdes mjekësor dhe kompensimin e lëngjeve me rrugë intravenoze.
Te shumica e infeksioneve, pas zëvendësimit të lëngjeve dhe elektroliteve, simptomat përmirësohen brenda një dite. Vetëm ‘ethet e salmonelës’ trajtohen me antibiotikë.

Filled Under:

0 comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.