Unë e dua një djalë shumë, edhe ai më do mua. Nuk jemi në lidhje por kam dëshirë ta di se a është fati përcaktim nga Allahu apo ne duhet vet t’i prijmë fatit… Ju lutem, më ndihmoni rreth kësaj çështjeje!
Përgjigje:
Padyshim se gjithë çka ka në tokë dhe në qiej, dhe gjithë çka zhvillohet në këtë kozmos është me përcaktimin paraprak të Allahut. Këtu patjetër përfshihet edhe caktimi paraprak i Allahut për çiftet bashkëshortore. Por pasi ne nuk e dimë Kaderin e Allahut dhe ai është vetëm në dijen e Tij, për ne mbeten ligjet e dynjasë për të punuar. Kështu ne do të shpërblehemi dhe ndëshkohemi në bazë të përcaktimeve tona karshi të mirave dhe të këqijave.
Në rastin tuaj, fakti se ju e doni një djalë si dhe ai ju do juve, nuk është masë e mjaftueshme për të justifikuar kaderin dhe zgjedhjen e së mirës për të cilën doni të shpërbleheni në dynja dhe ahiret. Assesi, ju mund ta doni atë në bazë të kritereve të papranuara tek Allahu dhe më pas nuk mund ta fajësoni Kaderin se ju jeni martuar me një djalë që nuk i respekton parimet e fesë së Allahut, por duhet ta fajësoni vetveten për gabimin e qëllimshëm me parime jo të shëndosha.Më konkretisht ju duhet të shikoni se a i plotëson ai djalë kriteret islame, pastaj t’ju kërkojë nga prindi juaj, pastaj të pajtoheni ju me prindërit që të fejoheni me të dhe në fund ta duash. E jo ta duash pa e konfirmuar dëshirën e prindit tuaj si dhe gatishmërinë e tij për t’ju kërkuar.
Fjalia “nuk jemi në lidhje” disi më duket e pakuptueshme, sepse nuk po mund ta pranoj faktin se ju e doni dhe ta dini se edhe ai ju do juve duke mos ekzistuar lidhje në mes jush! Ju mund të keni lidhje jodirekte, por ato në fakt në një mënyrë apo tjetër ekzistojnë. Kështu pra, keni frikë Allahun e mos u thelloni në dashuri, në etapën e fundit, duke mos i kapërcyer etapat e para. E gjithë kjo pasi ta kuptoni se ai është djalë i mirë, mysliman i mirë, i sjellshëm, i moralshëm etj.
Allahu më së miri e di!
Muhamed Dërmaku
0 comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.