Saturday, December 28, 2013

Ushqimet që ju formojnë muskujt



A do të keni sukses për të formuar muskujt, varet nga ajo që konsumoni, si dhe mënyra e ushtrimit. Nëse keni futur këto ushqime, që do t’i paraqesim në vazhdim, në dietën tuaj, aq më shpejt do të formoni muskujt.
- Vezët: Vezët janë të pasura me proteina, vitamina dhe përveç kësaj përmbajnë zink, hekur dhe kalcium, duke i bërë ato një nga ushqimet më të domosdoshme, kur bëhet fjalë për ndërtimin e muskujve.
- Gjoksi i pulës: Për çdo 100 gramë gjoks pule, hyjnë 30 gramë proteina dhe yndyra minimale. Gjokset e pulës nuk janë shumë të shtrenjta, lehtësisht gatuhen dhe mund të konsumohen së bashku me ushqimet e tjera.
- Uji: Dihet se uji nuk është ushqim, por duhet përmendur, sepse hidratimi është shumë i rëndësishëm për ndërtimin e muskujve. Uji përbën 70 për qind të peshës trupore dhe 75 për qind të masës muskulore. Në qoftë se muskujt tuaj hidratohen, do të jenë më të fortë, më energjik dhe do të keni tretje më të mirë. Konsumoni gjatë ditës, 20 ml ujë për çdo kilogram të peshës trupore.
- Çurani: Është një burim i pasur i proteinave dhe përmban deri në 11 vitamina dhe minerale. Përveç kësaj, mishi i çuranit është i pasur me selen, i cili, sipas hulumtimit të fundit, mund të parandalojë disa lloje të kancerit.
- Ananasi: Ananasi është një burim i pasur i enzimave për tretjen e proteinave të quajtura bromelein. Lehtëson ndezjet e muskujve, që do të thotë se është i mirë para dhe pas ushtrimeve.
- Spinaqi: Duket se “Popeye” nuk ka ngrënë spinaq për së koti. Një studim në vitin 2008, tregoi se spinaqi mund të rregullojë zhvillimin e muskujve, por duhet të konsumoni pothuajse një kilogram spinaq në ditë në mënyrë që ai të ketë efekt të tillë.
- Salmoni: Salmoni është i pasur me proteina dhe acide yndyrore omega-3, të cilat luajnë rol pozitiv për ndërtimin e muskujve.
Përveç kësaj, një studim tregoi se mund të ndihmojë në përshpejtimin e metabolizmit, kështu që rezultatet e ushtrimeve më shpejt janë të dukshme.
- Brokoli: Përzieni brokolin me perime të tjera që përmbajnë fibra (spinaq, patate, misër, spec të gjelbër, qepë, etj) dhe i zieni ato së bashku, por sigurohuni që të mos teprohet me zierje, sepse atëherë humbin shumicën e vlerave të pasura me vitamina dhe minerale.
- Qumështi me çokollatë: Besoni apo jo, qumështi me çokollatë do t’ju ndihmojë të ndërtoni muskujt. Në një studim të kohëve të fundit është zbuluar se qumështi me çokollatë në mënyrë të barabartë dhe efektive, përmirëson performancën e ushtrimit sikurse pijet sportive dhe përveç kësaj, ndihmon në çlodhje.
- Bajamet: Janë një burim i pasur me proteina dhe yndyra, por muskujve më së shumti iu nevojitet vitamina E, e cila gjendet në bajame. Ky antioksidant i fuqishëm lufton radikalet e lira dhe ju ndihmon të çlodheni më shpejt pas ushtrimeve.

Filled Under:

0 comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.