Sunday, December 8, 2013

Këto monumente të Jugosllavisë, duken si gërmadha nga një civilizim jashtë-tokësor (Foto)



Monumentet e luftës brutale, të pranishme në tërë ish-Jugosllavinë, ishin mjaftë të çuditshme, kur ato u ndërtuan në vitet 1960 dhe 70-ta. Sot, të ndara nga fundi i një lëvizje arkitektonike dhe shpërbërjes së vendit, ato duket pothuajse aliene.
Fotografi belg, Jan Kempenaers, i trajton ato thjesht si objekte artistike në librin e tij, “Spomenik”, i quajtur sipas fjalës Serbe-Kroate për monumentet.
I njohur për fotografimin e gjërave të çuditshme gjeografike, Kempenaers u mahnit nga “Spomenik-ët”, pas i kishte parë ato në një enciklopedi të artit. Pasi kishte dëgjuar se shumë prej tyre ishin shkatërruar ose braktisur, ai u përcaktua të regjistrojë ato që kishin mbetur.
Mijëra monumentet ishin porositur nga diktatori Josip Tito për të përkujtuar rezistencën kundër boshtit të pushtuesve gjatë luftës së dytë botërore. Stili abstrakt qëndroi në kontrast me realizmin socialist dhe gjithashtu i ka shërbyer një qëllimi politik.
“Tito nuk kishte ngritur figura ose buste në nderim të gjeneralëve, sepse nuk dëshironte që ajo të shihej si favorizim i ndonjë grupi etnik, për shembull një gjeneral boshnjak apo një hero serb të luftës, kështu që në vend të tyre, ka bërë këto gjëra që nuk iu referohen njerëzve”, tha Kempenaers, për, “The Guardian”.
Edhe pse monumentet, e bëra nga betoni i përforcuar, çeliku dhe graniti, kanë qenë atraksione për turistët, ato kanë rënë në errësirë që nga rënia e Bashkimit Sovjetik dhe luftërave Jugosllave. Kur, Kempenaers, iu tha vendasve se çka ishte duke fotografuar, ata mendonin se ai ishte i çmendur.
1 . Monumenti “Ilirska Bistrica”, ishte projektuar nga Janez Lenassi dhe i ndërtuar në vitin 1965. Ky monument i përkushtohet ushtarëve sllovenë që ranë në luftën e dytë botërore.
2 . Monumenti “Petrova Gora”, është projektuar nga Vojin Bakic dhe i ndërtuar në vitin 1982. Ajo i përkushtohet popullit të Kordun-it dhe Banija-së, të cilët vdiqën gjatë luftës së dytë botërore. Ajo u shpërbë në vitin 2011.
3 . Kompleksi “Susanjar Memorial”, në Bosnjë dhe Hercegovinë, është krijuar në kujtim të mijëra të vrarëve nga gjermanët gjatë festivalit ortodoks të Ilinden-it në vitin 1941.
4 . Monumenti “Krusheva Makedonium”, në Maqedoni, i është kushtuar kryengritjes së Ilinden-it më 1903, kur popullata maqedonase ishte revoltuar kundër perandorisë osmane.
5 . E ndërtuar në vitin 1963, ky monument në Nish, Serbi, përkujton 10,000 njerëz nga zona, që u vranë gjatë luftës së dytë botërore. Është vepër e skulptorit Ivan Saboli?.
6 . Ky monument është i dedikuar për ushtarët që çliruan qytetin e Kninit në Kroaci, nga fashistët, gjatë luftës së dytë botërore.
7 . Ky monument, me autor, skulptorin Miodrag Zhivkoviç, përkujton betejën e Sutjeskës, një nga betejat më të përgjakshme të luftës së dytë botërore në ish-Jugosllavi.
8 . Ky monument në Košute, Kroaci, është i dedikuar për ata që vdiqën në luftën e dytë botërore dhe luftës kroate të pavarësisë.
9 . Kompleksi Memorial “Kadinja?a”, përkujton ata të cilët vdiqën gjatë betejës së Kadinja?a-së.
10 . E ndërtuar në vitin 1949, ishte projektuar nga Vojin Bakic dhe i përkushtohet luftëtarëve të rënë.
11 . Kjo skulpturë është ndërtuar në vitin 1973 dhe dizajnuar nga Bogdan Bogdanovic. Ajo i është përkushtuar traditës së gjatë të minierave në Kosovë.
12 . Monumenti “Kosmaj”, në Serbi është i dedikuar për ushtarët e aradhës partizane “Kosmaj”, nga lufta e dytë botërore.
13 . Ky monument është në Korenicë, në kufirin e Kroacisë dhe Bosnjës. Ajo përkujton fitoren e ish-Jugosllavisë në luftën e dytë botërore. /Zëri/

Filled Under:

0 comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.