Saturday, December 7, 2013

Anija më e madhe në planet, 488 metra e gjatë (Video)



Anija më e madhe në botë, e quajtur “Prelude”, e kompanisë Shell të mërkurën u fut në det në Korenë e Jugut, ndërsa se sa është e madhe kjo anije tregojnë përmasat e saj: 488 metra e gjatë, 600 000 tonë e rëndë dhe 74 metra e gjerë. 

Detyrë e këtij objekti lundrues është që të jetë një platformë e lëvizshme për nxjerrjen e gazit nga fundi i oqeanit. Ndërtimi i saj ka zgjatur vetëm një vit. 

Deri tashti anija më e madhe në botë ishte Emma Maersk, e cila është e gjatë 397 metra.

Filled Under:

0 comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.